• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PLOTË/ “Rama 3” publikon programin qeverisës, shpalos 5 shtyllat kryesore
Home
Politikë

E PLOTË/ “Rama 3” publikon programin qeverisës, shpalos 5 shtyllat kryesore

15 September, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Teksa ditën e nesërme pritet që në Kuvendi të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar, mazhoranca ka publikuar që sot programin për 4 vitet në vijim.

Që në fjalitë e parë shpallet objekti parësor i qeverisjes në mandatin e tretë të socialistë që sipas tyre është ngjitja e vendit më lart në shkallën e zhvillimit.

PS shpalos 5 shtyllat kryesore të programit që janë:

1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;

2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që  krijon shanse për të gjithë.

3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë,  bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;

4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;

5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

“Mandati i tretë i kësaj mazhorance është historik dhe vendimtar për Shqipërinë e dekadës që sapo ka filluar dhe sidomos për hapat që do të shoqërojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja pse programi qeverisës është konceptuar si një plan i kujdesshëm dhe i detajuar reformash dhe aksionesh, që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes vizionin “Shqipëria 2030”, një projekt madhor që mishëron ambicien tonë për ta çuar Shqipërinë në nivelin tjetër të zhvillimit. Pas dy mandateve sfiduese për qeverisjen socialiste, pas mandatit të parë gjatë të cilit u jetësuan reformat më të vështira por të domosdoshme për vendin dhe pas mandatit të dytë ku përballuam me sukses dy fatkeqësi të njëpasnjëshme, si tërmeti dhe pandemia, sot kemi themele të forta mbi të cilat do të ndërtojmë Shqipërinë 2030, një shtet evropian që vendos një tjetër standard të qeverisjes në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në nisje të prezantimi të programit.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Milani rikthehet pas 2745 ditësh, shikoni cila ka qenë përballja e fundit (VIDEO)
Previous article DETAJET/ Tërmet 4.7 ballë në Podgoricë, lëkundjet të forta edhe në Shkodër

F.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT