• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Biden nxit përpjekjet për investime për të luftuar ndryshimet e klimës: Ne duhet të veprojmë me shpejtësi
Home
Nderkombetare

SHBA/ Biden nxit përpjekjet për investime për të luftuar ndryshimet e klimës: Ne duhet të veprojmë me shpejtësi

14 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden ripërtëriti të hënën përpjekjen e tij për investime të rëndësishme për të luftuar ndryshimet klimatike, ndërsa vizitoi Kaliforninë gjatë një turneu në tre shtete amerikane dhe pa nga afër zonat e goditura nga një prej sezoneve më të këqija të zjarreve në vend.

Udhëtimi ka për qëllim të nxjerrë në pah shkatërrimin e shkaktuar nga një planet i ngrohur, të nxisë mbështetje për më shumë burime për të trajtuar çështjen dhe të japë shtysë për nismat mjedisore që janë pjesë e projektligjit të infrastrukturës që administrata e tij po kërkon të miratohet.

Presidenti Biden gjithashtu do të bëjë fushatë për demokratin Gavin Newsom, i cili po lufton për të ruajtur postin e guvernatorit në zgjedhjet e Kalifornisë të martën.

Presidenti Biden vizitoi Zyrën për Shërbimet e Urgjencës në Sakramento me guvernatorin Newsom, ku iu drejtua zyrtarëve të operacioneve të urgjencës dhe tha se prindërit nuk shqetësohen vetëm për fëmijët e tyre për COVID-19, por gjithashtu nëse ata mund të marrin frymë.

“Ne duhet të veprojmë më shpejtësi, duhet të veprojmë më me vendosmëri dhe duhet të veprojmë më gjerësisht … është vërtet çështja se si do të duket bota,” tha Biden.

Presidenti më pas hipi në helikopterin e tij Marine One, i cili fluturoi mbi një peizazh të tharë e të mjegullt nga tymi i zjarreve të pamëshirshëm.

Zjarri Caldor në Kaliforni, i cili kishte kërcënuar zonën turistike të Liqenit Taho, ka djegur më shumë se 88,600 hektarë dhe ka shkatërruar më shumë se 1.000 shtëpi dhe struktura të tjera që kur shpërtheu në vargun Sierra Nevada rreth 112 km në lindje të Sakramentos më 14 gusht.

Që nga e hëna, zjarrfikësit kanë arritur të vendosin kontrollin në rreth 67% të perimetrit të zjarrit. Është zjarri i dytë më i madh në shtet këtë vit, pas zjarrit Dixie, i cili ka djegur më shumë se 388,000 hektarë dhe ka shkatërruar 1,300 ndërtesa më tej në veri të Sierras që kur filloi në mes të korrikut. Ky zjarr renditet i dyti më i madhi i regjistruar ndonjëherë në Kaliforni.

Më herët gjatë ditës, Biden vizitoi Qendrën Kombëtare të Zjarrit në Boise, të shtetit Ajdëho, një qendër e krijuar për të koordinuar burimet e agjencive – ku mbajti një konferencë me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë.

Në Boise, presidenti tha se sezoni i zjarreve në Shtetet e Bashkuara po fillon çdo vit dhe se vetëm këtë vit, 44,000 zjarre të egra në vend kishin konsumuar 2.2 milionë hektarë – një zonë afërsisht sa madhësia e Nju Xhërsit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUTHJE E PËRQAFIME/ Infermierja e Përputhen "çmend" djemtë, ja kë zgjodhi për "të luajtur"
Previous article TERROR NË KABUL/ Talebanët lidhin burrin e vendosin në bagazhin e makinës dhe… (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT