• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEL ME “TEORI” TË RE/ Eno Bozdo: I vetmi shans i PD, është që as Berisha as Basha mos ta drejtojë
Home
Politikë

DEL ME “TEORI” TË RE/ Eno Bozdo: I vetmi shans i PD, është që as Berisha as Basha mos ta drejtojë

13 September, 2021 F.autor Politikë

‘I vetmi shans që ka PD është që të mos drejtohet as nga Berisha e as nga Basha’, kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Eno Bozdo, në një kohë kur të dy ata janë futur në një ‘lufte’, njëri për të ruajtur postin e tij në parti dhe tjetri për të rimarrë atë që para disa vitesh ia besoi dikujt që sot e ‘tradhtoi’.

Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Bozdo u shpreh se ‘lufta’ mes Bashës dhe Berishës nuk ndihmon partinë, duke uruar që viktimë mos të bjerë pikërisht kjo e fundit. Ai theksoi nevojën për një opozitë të re, me fytyra të reja.

“Opozita  e vërtetë është një opozitë që tejkalon dhe Bashën dhe Berishën, unë të shoh për një fazë tjetër ku Basha dhe Berisha nuk janë më drejtues të opozitës dhe ky është i vetmi shans që ka PD për të arritur në fitore. Menaxhimi i partisë është bërë shumë i keq. Lufta mes Bashës dhe Berishës nuk e çon PD në fitore. Ne duhet ta kalojmë këtë fazë dhe kjo do të thotë një opozitë e re me të tjera fytyra. Uroj që viktimë e kësaj përplasje mos të bëhet PD”, u shpreh Bozdo.

Teksa komentoi vendimin e Bashës për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Bozdo tha se vendimi është i duhuri, por mënyra sesi u mor ishte e pandershme dhe e papranueshme.

Bozdo tehksoi se Basha mori një vendim personal në një kohë kur duhej të ishte konsultuar me strukturat e partisë. ‘Sqarimin’ e Bashës se vendimin e mori për të marrë përgjegjësitë të gjitha vetë, Bozdo tha se kalon edhe ‘mendjemadhësinë’ dhe se kreu i PD ka bërë një gabim të thellë në këtë çështje.

“Sa më shumë të zgjasë aq më i madh është dëmi për PD. PD duhej të ishte përqendrua te aksioni opozitar, e gjithë vëmendja përqendrohet në problemet tona të brendshme, shumë të thella duhet thënë. Unë kam qenë nga ata që kam kërkuar që Berisha të bënte hapin i pari, të distancohej për të mos krijuar kosto, po ai zgjodhi rrugë tjetër dhe në kushte të tjera, vendimi i Bashës do të ishte i duhuri, por në një situatë të tillë, procesi me të cilin ky vendim u mor është i pandershëm dhe i papranueshëm. Është ndër vendimmarrjet më të forta në 30 vite, është një proces politik dhe do të duhet të konsultoheshin me radhë, Kryesia, kuvendi. Duhej të ishin anëtarët e PD që të merrnin këtë vendim, asnjë hallkë e konsultimit politik nuk u morë parasysh dhe jemi në grackën e vendimeve të minutave të fundit. Unë nuk jam kurrsesi dakord. Në fund të ditës kjo nuk është parti e Lulzim Bashës, por e demokratëve, secili nga ne ka aksionet e tij aty. Tejkalon edhe mendjemadhësinë të thuash që unë marr këtë vendim për t’ju shpëtuar ju, ka bërë gabim të thellë në këtë çështje”, u shpreh Bozdo.

Lulzim Basha njoftoi vendimin për largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD ditën e enjte, një ditë para mbajtjes së parë plenare të legjislaturës së X. Vendim ky që duket se kapi papritur Berishën, i cili nuk kurseu akuzat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH MUNGOI/ Ja "kritikët" që Basha NUK njoftoi për mbledhjen e Kryesisë, nga Vokshi te Bylykbashi
Previous article "NUK E PËRJASHTOJ DREJTIMIN E PD"/ Berisha: E sfidoj Bashën në përballje në bazë

F.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT