• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHUAN DILEMAT/ A ka risk VAKSINA tek fëmijët? Mjeku Alimehmeti publikon studimin e fundit
Home
Breaking News

SHUAN DILEMAT/ A ka risk VAKSINA tek fëmijët? Mjeku Alimehmeti publikon studimin e fundit

12 September, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dilemat për vaksinimin janë të mëdha, aq më tepër te fëmijët. Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit dhe shprehet se për fat të mirë, fëmijët dhe adoleshentët kanë risk shumë të ulët nga COVID-19.

Sipas rezultateve të këtij studimi të Universitetit të Kalifornisë, për vajzat 12-17 vjeçe fatmirësisht risku i miokarditit nuk tejkalon riskun e pritshëm, por për meshkujt, mjeku thotë se është krejt histori tjetër.

“Për djemtë pa sëmundje të tjera, shanset për evente kardiake ose shtrim në spital për evente kardiake pas dozës së dytë të vaksinës me mRNA janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se sa risku 120-ditor i shtrimit në spital nga COVID-19, edhe në periudhat me prevalencën më të lartë të sëmundjes.

Efektet afatgjata të këtij inflamacioni kardiak nga vaksina nuk janë ende të njohura plotësisht dhe duhet të vazhdojnë studimet e tij” thotë ai.

POSTIMI I PLOTË

“Çdo gjë në jetë ka risqe dhe ajo çka duhet të mësosh është si të lundrosh mes tyre.”
Cit.: Reid Hoffman

🙏 Fatmirësisht fëmijët dhe adoleshentët kanë risk shumë të ulët nga COVID-19 miqtë e mi!

🙏 Risku nuk është zero, por e dimë që është shumë i ulët.

❗ Është krejt e logjikshme që vaksinimi i adoleshentëve DUHET të demonstrojë që ka risk akoma më të ulët se sa vetë sëmundja!

👉 Një nga risqet e vërejtura qartë ishte miokarditi (inflamacioni i muskulit të zemrës).

👉 Kjo vërejtje është e thjeshtë pasi bie në sy qartë dhe ndodh brenda ditëve të para pas vaksinimit!
🇺🇸 Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, në një prepublikim të datës 8 shtator 2021, kanë studiuar në nivel kombëtar pikërisht:

👉 riskun për shtrimin në spital nga miokarditi pas vaksinimit me Pfizer, dhe

👉 riskun për shtrimin në spital nga vetë COVID-19.

📃 Rezultati:

👩 Për vajzat 12-17 vjeçe fatmirësisht risku i miokarditit nuk tejkalon riskun e pritshëm!

👦 Por, te meshkujt është krejt histori tjetër! Në krahasim me shtrimin në spital nga vetë COVID-19:

❗3.7 – 6.1 fish më i lartë është risku pas vaksinimit të 12-15 vjeçarëve të shëndetshëm,

❗2.1 – 3.5 fish më i lartë është risku pas vaksinimit të 16-17 vjeçarëve të shëndetshëm.

📃 Risku për shtrim në spital gjatë 120 ditëve pas infektimit nga COVID-19 është:

👉 44.4 / milion te adoleshentët e shëndetshëm, dhe

👉 210.5 / milion te adoleshentët me të paktën një sëmundje bashkëshoqëruese.

📃 Risku për shtrim në spital pas vaksinimit me dy doza është:

👉 162.2 / milion te 12-15 vjeçarët e shëndetshëm,

👉 94.0 / milion te 16-17 vjeçarët e shëndetshëm.

📃 Në Figurën e parë (Figura 7 në tekstin origjinal) tregohet qartë se:

👉 Për adoleshentët e shëndetshëm, risku është më i madh se sa përfitimi, pavarësisht nga situata epidemiologjike!

👉 Për adoleshentët me të paktën 1 sëmundje, risku balancohet nga përfitimi, në rastet e prevalencës së lartë dhe të moderuar të COVID-19, por jo në rastet me prevalencë të ulët!

📃 Një kufizim i pranuar nga vetë autorët është se:

❗ “…nuk ishim në gjendje të shtresëzonim risqet e shtrimit në spital për fëmijët që e kanë kaluar apo nuk e kanë kaluar sëmundjen.”, pra duke pranuar se ky është një element kyç i vlerësimit.

📃 Përfundimet e autorëve:

🚫 Për djemtë pa sëmundje të tjera, shanset për evente kardiake ose shtrim në spital për evente kardiake pas dozës së dytë të vaksinës me mRNA janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se sa risku 120-ditor i shtrimit në spital nga COVID-19, edhe në periudhat me prevalencën më të lartë të sëmundjes.

🚫 Efektet afatgjata të këtij inflamacioni kardiak nga vaksina nuk janë ende të njohura plotësisht dhe duhet të vazhdojnë studimet e tij.

🇺🇸 Në kuadrin e mandateve të vaksinimit pediatrik, SHBA mund:

✅ të konsiderojë mbledhjen e të dhënave mbi kalimin e infeksionit natyror në këtë grupmoshë;

✅ të ndjekë shembujt e Gjermanisë, Suedisë, Norvegjisë dhe të OBSH-së që kanë ndaluar rekomandimin përfundimtar të vaksinimit te fëmijët me risk të ulët ndaj COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRECEDENTI QË JEP SHPRESË/ Një pikë në 3 ndeshje, ja pse Juventusi beson te titulli
Previous article HARTA E PANDEMISË/ Cilët janë qarqet E SHQIPËRISË me më shumë të shtruar në spitale

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT