Rrjetat e një peshkarexhe kanë kapur sot një minë e cila dyshohet se i përket kohës të Luftës së Dytë Botërore ditën e sotme në brigjet e qytetit të Vlorës.
“Panorama” mëson se menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në Vlorë, së bashku me armën e rrezikshme.
Më pas ata kanë njoftuar policinë, po ashtu janë njoftuar edhe Forcat e Armatosura të cilat priten të kryejnë veprimet e çaktivizimit të saj. Mina momentalisht gjendet në thellësi të detit.
Informacion paraprak
Më datë 11.01.2018, Salla Operative e Kufirit Vlorë është njoftuar prej shtetasit A.M., se rreth 10 milje në veri të Sazanit, ku kishte peshkuar, ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.
Shtetasi është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore.
Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg.
Janë njoftuar menjëherë edhe ekspertët e forcave xheniere, në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës nëse do të jetë e nevojshme.



