• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PFIZER”/ Kompania po planifikon të miratojë vaksinën për fëmijët 5 deri 11 vjeç
Home
Jetë

“PFIZER”/ Kompania po planifikon të miratojë vaksinën për fëmijët 5 deri 11 vjeç

11 September, 2021 F.autor Jetë

Pfizer dhe BioNTech ka planifikuar të kërkojë miratim për vaksinën e tyre kundër Covid-19 tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Özlem Türeci, mjeku kryesor për BioNTech, i tha faqes gjermane të lajmeve “Der Spiegel” se kompanitë do të publikojnë së shpejti rezultatet e studimit të tyre tek fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe do të kërkojnë miratimin e vaksinës për autorizimin e përdorimit urgjent nga Agjencia Amerikane e Barnave(FDA) dhe agjenci të tjera.

“Në javët e ardhshme, ne do t’i prezantojmë autoritetet rezultatet e studimit tonë për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç në mbarë botën dhe do të aplikojmë për miratimin e vaksinës për këtë grupmoshë,” tha Türeci.

Ajo shtoi se formula e vaksinës është e njëjtë me atë të miratuar për adoleshentët dhe të rriturit, por që madhësia e dozës është më e vogël.

Aktualisht, vaksina Pfizer është miratuar vetëm për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart në SHBA dhe Bashkimin Evropian.
Prindërit dhe mjekët kanë debatuar nëse do të vaksinohen apo jo fëmijët sepse ato përbëjnë 0.1 përqind të të gjitha vdekjeve nga Covid-19 në SHBA.

FDA tha se të dhënat e provave klinike të paraqitura nga prodhuesit e vaksinave duhet të përfshijnë një periudhë monitorimi të paktën dy muaj pas dozës përfundimtare për të siguruar sigurinë.

Rreth 4,500 fëmijë më të vegjël janë regjistruar në gati 100 vende të provave klinike në 26 shtete amerikane, Finlandë, Poloni dhe Spanjë.

Sipas kompanisë studimi do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me atë që bën tek fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit.

Rreth gjysma e grupmoshës 5 deri në 11 vjeç do të marrë dy doza me 21 ditë distancë dhe gjysmës tjetër do t’i jepen injeksione pa medikament. Ekipi do të testojë sigurinë, tolerancën, përgjigjen imune të krijuar nga vaksina.

Fëmijët e moshës 12 vjeç e lart marrin dy doza 30 mikrogram (μg) të vaksinës. Ndërsa fëmijëve midis moshës 5 dhe 11 vjeç është  menduar t’u jepen 10 mikrogram për dozë dhe për fëmijët nga gjashtë muaj deri në katër vjeç do të marrin tre mikrogramë për dozë.(Daily Mail, Gazeta “Si”)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI DUKEJ SI PERSONAZH TRAGJIK"/ Gjekmarkaj rrëfen çfarë i tha Lulzim Bashës pas vendimit për Berishën
Previous article Detajet e tre takimeve të ditëve të fundit, si e gënjeu hap pas hapi Basha, Berishën

F.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT