• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 23-VJEÇARES NË FIER/ Skandali i drejtësisë, gjyqtari Piro Sota e liroi Elton Metajn pa bërë asnjë ditë burg
Home
Breaking News

VRASJA E 23-VJEÇARES NË FIER/ Skandali i drejtësisë, gjyqtari Piro Sota e liroi Elton Metajn pa bërë asnjë ditë burg

11 September, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sot i mori jetën ish-bashkëshortes së tij, por për ngjarjen që rrezikoi të kthehej në tragjedi edhe më të rëndë, 1 vit më parë, Elton Meta nuk ka bërë asnjë ditë burg! Këto janë pasojat e një drejtësie ende të çalë nga korrupsioni në Shqipëri, që përmes lojërave të ndryshme me raporte ndoshta të falsifikuar, i fali lirinë një 31-vjeçari të akuzuar për 3 vepra të rënda penale.

Report Tv ka siguruar 2 vendime të gjyqtarit të Fierit Piro Sota, i cili fillimisht më 1 mars 2021, ka vendosur mjekimin e detyruar në një institucion mjekësor të Elton Metës, mbi kërkesën që prokurori Çlirim Sina bëri në janar, për ta larguar 31-vjeçarin nga paraburgimi i Fierit drejt spitalit të burgut të Zaharisë në Krujë. Gjykata kështu, pushoi përgjegjësitë penale të Metajt për veprat e kryera mbi argumentin se ka probleme të shëndetit mendor.

Por vetëm 5 muaj më pas, më 27 korrik 2021 i njëjti gjyqtar, Piro Sota, mbi një kërkesë të avokatit të Elton Metës, Kujtim Cakrani, vendosi daljen nga spitali i burgut të Zaharisë, dhe mjekimin e detyruar ambulator në kujdesin e babait.

Pra nga një njeri me probleme të shëndetit mendor që duhet izoluar në spital, për vetëm 5 muaj, Elton Meta, jo për faj të tij, por me vulën e drejtësisë, ishte tashmë një njeri i lirë për të qëndruar dhe kuruar me ilaçe depresioni në shtëpi dhe vizita tek mjeku neuro-psikiatër, aspak i rrezikshëm për shoqërinë dhe të afërmit e tij.

Por ku u bazua gjyqtari Piro Sota për këto vendime që ngrënë shumë pikëpyetje që sot i morën jetën një 23-vjeçare, që ndër të tjera ishte me urdhër mbrojtje deri në tetor të vitit 2021.

Në të dyja vendimet, ndër të tjera, provë kanë qenë raportet e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nëse në rastin e parë, ishte prokurori Clirim Sina që kërkoi rehabilimin në spital psikiatrik, herën e dytë ishte avokati Kujtim Cakrani që kërkoi daljen e të riut nga spitali. Këtu, gjyqtari Piro Sota caktoi të tjerë ekspertë të Instititut të Mjekësisë Ligjore, që sëmundjen e Metës e çuan në nivelin e kujdesit në shtëpi.

Pikëpyetjet mbi këto vendime të dyshimta vihen edhe mbi emrat e këtyre mjekëve që në 2 raporte të afërta në kohë izoluan dhe liruan njëkohësisht Metën nga spitali psikiatrik i burgut?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-SKËNDERBEU/ Ndeshje e "çmendur" në kryeqytet, realizohen 2 gola për 2 minuta (VIDEO)
Previous article SITUATË SHQETËSUESE NË GREQI/ Pas 3 tërmeteve në Tebë, lëkundet ishulli Nisyros, ja sa ishte magnituda

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT