• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KA FAKTE…”/ Mësuesi akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses: Më dënoni me vdekje nëse e kam bërë
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK KA FAKTE…”/ Mësuesi akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses: Më dënoni me vdekje nëse e kam bërë

10 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni Stop ka udhëtuar drejt Memaliajt, në fshatin Luftinje për të investiguar një rast të pretenduar pedofilie të 2 qershorit 2018. Mësuesi Mysret Dida akuzohet të ketë ngacmuar seksualisht nxenësen e tij që në moshën 8-vjeçare. Vajza me incialet A.M aktualisht 14 vjeç dhe me probleme autizmi ka vështirësi në komunikim.

“Vajzën e pamë shumë të stresuar. Nuk na shkonte mendja as për moshën e atij. Vajza ishte e vogël atëherë, 8 vjeçe. Bashkëshorti kishte rënë në gjumë, kishte rënë telefoni. Telefoni i vjehrrës. Telefonit iu përgjigj nipi im dhe i kishte thënë që thuaji atyre prindërve që mësuesi Myzo Dida po ngacmon fëmijët seksualisht. Fëmija nuk tregon në atë kohë”, tha e ëma e të miturës.

Gjithçka nisi nga një telefonatë anonime e një burri në shtëpinë e vajzës. Telefonuesi deklaroi, se mësuesi po abuzon me fëmijet e klasës kolektive, ku jepte mësim dhe me vajzën e shtëpisë.

“Ndenjëm nja dy-tre ditë mos merrte prapë ajo telefonata dhe vajtëm e denoncuam. I thamë vajzës që ti do flasësh vetë, “po tha, do I them të gjitha”, tha e ëma.

“Unë e mora vesh nga gruaja. U çuditëm. Vajta pyeta vajzën dhe tha do t’I them të gjitha në polici. Në datën 2 që erdhi telefonata, në 5 bëmë denoncimin”, tha babai i të miturës.

Prindërit e vajzës shkuan në policinë e Tepelenës dhe bënë kallzim për mësuesin. Pas kontrollit mjeko-ligjor, gjinekologjik, vajza nuk ishte e defloruar.

Stop arriti që të marrë dhe dëshminë e mësuesit Mysret Dida, i cili hedh poshtë çdo akuzë duke kërkuar të dënohet edhe me varje, nëse i ka prekur vajzës një fije floku. Pasi qëndroi 72 orë nën masë arresti me burg, gjykata e nxjerr me detyrim paraqitje për mungesë provash.

“Ishte dita e martë, unë kisha planifikuar një ekskursion me fëmijët. Ishte data 5 Qershor. Në këtë kohë më merr drejtori në telefon dhe më thotë “Muzo kë fëmijë ke rrahur që ka vajtur dhe është ankuar”. Unë kurrë nuk e kam përdorur dhunën në jetën time me fëmijët. Duhet të nisesh dhe të vish në shkollë. Më çuan në komisariatin e Tepelenës, më futën brenda dhe më thanë “çfarë ke ti me këtë vajzë”. Ngela i habitur dhe i thashë që “e kam nxënëse”. Hidhet Gentian Shehu dhe thotë me ironi një çikë që “po ky mësues kur ka qenë i ri ka qenë i mirë, por tani që është plakur, është prishur”. Këto qenë fjalët e tij. Mua më arrestuan, pas 72 orësh më nxorrën në gjyq. Gjyqtarja duke u bazuar që s’kishte asnjë lloj prove më ka lënë me detyrim paraqitje. Dua të them diçka të fundit për veten time sepse gjithkush mund të ndodhet në pozicionin tim që mund të akuzohet pa fakte se siç jam akuzuar unë nëpërmjet një telefonate të fshehtë që ende nuk është zbardhur dhe nuk ka fakte sepse kërkoj që prokuroria të vërtetojë këtë gjë sepse unë nëse i kam prekur asaj vajzë sikur një fije floku, jo vetëm atë, por gjithë fëmijët e tjerë, atëherë unë duhet të marr dënimin më të madh që është varja. Kërkoj nga drejtësia, e kam kërkuar vazhdimisht, e kam theksuar disa herë, nëse unë kam prekur atë vajzë, unë pranoj dënimin me vdekje”, tha Dida.

Rezulton që nurmri që ka dhënë informacionin është ish-vjehrra e vajzës së mësuesit.

“Del që është ish-krushka ime që ka 21 vjet që është larguar nga fshati Luftinjë. Ndarja ka qenë në mënyrë të rregullt, pa probleme, pa sherr”, tha Dida.

Emisioni Stop ka komunikuar me bashkëshortin e ish-vjehrrës së vajzës së mësuesit, i cili mohon kategorikisht që mund të ketë telefonuar dhe të ketë dhënë këtë informacion ppasi jeton në Sarandë dhe nga atje nuk kanë nga ta shohin se çfarë bën mësuesi me nxënësit e tij.

“Ajo ishte e sëmurë, s’fliste dot fare, çfarë të flliste ajo…”, tha ish-krushku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË PËLQEN GJOKSI"/ Ada çohet dhe i ndryshon mendimin Jurgenit (VIDEO)
Previous article KU KA FJETUR MBRËMË SALI BERISHA? Lëvizjet pasi Basha shkaktoi "tërmet" në PD (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT