• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASTRIM PARASH/ Prokuroria e Gjermanisë bastis zyrat e Ministrive të Financave dhe Drejtësisë
Home
Nderkombetare

PASTRIM PARASH/ Prokuroria e Gjermanisë bastis zyrat e Ministrive të Financave dhe Drejtësisë

10 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Sfondi i këtij operacioni janë hetimet rreth dyshimeve se punonjës të Njësisë së Hetimeve Financiare kanë penguar ndjeken penale të disa personave që dyshohen për pastrim parash.

Hetimet kanë filluar që nga shkurti 2020 dhe drejtohen kundër disa punonjësve të kësaj njësie speciale doganore, e cila merret me luftimin e pastrimit të parave. Ata dyshohet se nuk ua kanë përcjellë organeve të ndjekes penale njoftimet që kanë marrë nga bankat për dyshime për pastrim parash në shuma që shkojnë në miliona.

Njësia e Hetimeve Financiare është një instancë e ndërvarur nga disa ministri dhe institucione, e cila vepron në kuadër të Drejtorisë së Doganave. Bankat, agjentët e pasurive të patundshme apo tregtarët e bizhuterive dhe të argjendarisë raportojnë tek kjo njësi kur kanë dyshime për pastrim parash dhe kjo njësi ka për detyrë të hetojë për dyshimet dhe nëse e konsideron të nevojshme e përcjell dosjen tek organet e ndjekes penale.

Politikanë të CDU-së dhe të opozitës kërkuan sqarime gjithëpërfshirëse për këto dyshime dhe sulmuan Ministrin federal të Financave Olaf Scholz (SPD).

Prokuroria njoftoi se gjatë bastisjes ka siguruar dokumente që përmbajnë informacione në lidhje me komunikimin në shkallë të gjërë midis Njësisë së Hetimeve Financiare dhe dy ministrive. “Qëllimi i bastisjeve të sotme është të mbledhë fakte të mëtejshme rreth veprës së dyshuar penale dhe që të sqarojë përgjegjësitë individuale,” tha prokuroria duke shtuar se hetimet po zhvillohen “në të gjitha drejtimet”.

/DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË PËLQEN SPORTI"/ Njihuni me vajzën e 5- të të Përputhen, kush është ekonomistja 25-vjeçare nga Vlora
Previous article STARTON SOT KAMPIONATI SHQIPTAR/ Teuta fillon mbrojtjen e titullit, Partizani e sfidon në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT