• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KU ËSHTË LLALLA? Ish-kryeprokurori mungon në seancën që mund ta çojë pas hekurave
Home
Aktualitet
Kronikë

KU ËSHTË LLALLA? Ish-kryeprokurori mungon në seancën që mund ta çojë pas hekurave

9 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Seanca e mbrojtjes së ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po mbahet pa praninë e tij.

Avokati Sokol Hazizaj ka hyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe prej orës 10.30 po bën parashtrimet që janë një hap larg vendimit të Gjykatës Antikorrupsion.

Aikërkoi pafajësi për Llallën dhe vijon ende mbrojtjen ndërsa seanca po monitorohet edhe nga ndërkombëtarë, kryesisht të Ambasadës Amerikane që kanë qenë të pranishëm në çdo seancë.

Nëse Llalla shpallet fajtor me formë të prerë ai duhet të dërgohet pas hekurave, por nuk dihet ende nëse vendimi do shpallet sot, ndonëse mbrojtja e ish-prokurorit është pretendimi i fundit i palëve.

Kujtojmë se nëse shpallet fajtor ai është ish-zyrtari më i lartë i Prokurorisë i dënuar, ndërsa nuk përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Duke iu bindur hetimit të SPAK, Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

Mbrojtja e Llallës këmbënguli më herët se nuk kishte fshehur asgjë përveç shpenzimeve të Gjermanisë që ishin harruar të deklaroheshin nga gabimi njerëzor.

Mirëpo, Gjykata gjeti të provuar të kundërtën, edhe për tokat që sipas hetimit të SPAK u rivlerësuan disa fish më tepër nga vlera që ishin blerë edhe për faturën spitalore në SHBA dhe kostot për ndërtimin e një shtese.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i kërkoi kreut të SPAK, Arben Kraja një ditë më parë që të mos kurset askush i korruptuar.

Kujtojmë se Departamenti i Shtetit deri më tani ka vënë një shënjestër me masë ndalimi ndaj disa personazheve në Shqipëri, politikanë si Sali Berisha, Vangjush Dako dhe Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUZIKË PAS ORARIT TË LEJUAR/ Ndëshkohen me 1 milion lekë gjobë dhe procedohen dy bashkëpronarët në Himarë
Previous article DOSSIER/ Rrëfimi i rrallë i djalit të Fadil Paçramit: Sulmi i Enverit në Plenumin e 4! Si e goditën me vezë e domate...

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT