• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RRALLË! Dorëhiqet prifti i njohur spanjoll për të bashkëjetuar me autoren e romaneve erotike SATANISTE
Home
Jetë

E RRALLË! Dorëhiqet prifti i njohur spanjoll për të bashkëjetuar me autoren e romaneve erotike SATANISTE

8 September, 2021 F.autor Jetë

Një peshkop spanjoll i njohur si ultra-konservator dhe ‘ekzorcist’ është larguar nga besimi për të qenë pranë të dashurës së tij të re, autore e divorcuar romanesh erotike satanike, shkruante në një prej titujve britanikja Daily Mail.

52 vjeçari Xavier Novell, njoftoi muajin e kaluar se po largohej nga profesioni si peshkop i Solsona në rajonin Katalunja për arsye “kategorikisht personale”.

Dhe mediat vendase zbuluan se arsyeja e dorëheqjes së Novell ishte dashuria për Silvia Caballol, nënë e divorcuar e dy fëmijëve.

Novell raportohej se “kishte rënë në dashuri” dhe dëshironte të bënte “gjënë e duhur”.

38 vjeçarja Caballol, është shkrimtare novelash erotike me personazhe “të zotëruar nga demonët e epshit”, çka ka shkaktuar shumë kontestime mes ish-kolegëve të Novell.

Por Novell nuk është i huaj për çështjet satanike pasi ka qenë mes disa peshkopëve spanjollë që kanë refuzuar të kenë një ekzorcist të emëruar në 2015, duke zgjedhur që ta kryejnë vetë rolin.

Ai raportohet se është njohur me Caballol, psikoloe që ka studiuar seksologji, joga, katolicizëm dhe Islam, kur nisi të studionte “demonologji”.

Librat e gruas përshkruhen nga vetë publicisti  i saj si “përmbysje e plotë e konsideratave tona etike e morale”.

Në librin e saj të fundit “Ferri në epshin e Gabrielit”, Caballol premton për skena burgu, psikopatie, sektesh, sadizmi, çmendurie, dhe teksa tregimi shtjellohet … vjen imoraliteti i përplasjes mes të mirës e të ligës mes Zotit e Satanit”.

Novell kishte qenë një personazh në rritje në kishën katolike spanjolle, që kur u emërua peshkopi më i ri në Spanjë në 2010 kur ishte vetëm 41 vjeç.

Por ngritja e tij raportohet se u pezullua me zgjedhjen e Papa Franceskut në 2013.

Novell ka mbrojtur terapinë e ‘konvertimit të homoseksualëve’ dhe përshkruan abortin e  eutanazinë si ‘genocid.’

Dorëheqja e tij është pranuar nga Papa dhe Kisha nuk ka komentuar më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "80% E TYRE ME MAKINA TË SHTRENJTA..."/ Italiania u shkruan djemve shqiptarë: Më mësoni zanatin tuaj...
Previous article IRONIA E MEDIAVE GREKE/ Babis, beqari i Greqisë më 2037. Specialiteti? Dërgon vajzat në “parajsë”

F.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT