• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Rinisin procedurat gjyqësore kundër të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit
Home
Nderkombetare

SHBA/ Rinisin procedurat gjyqësore kundër të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit

7 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Të martën, 7 shtator, pritet të rinisin seancat gjyqësore ndaj Khalid Sheikh Muhammad, i cili dyshohet se ka planifikuar sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara më 2001.

Procesi gjyqësor pritet të rinisë edhe ndaj katër të pandehurve të tjerë në bazën ushtarake të SHBA-së, në Guantanamo, Kubë.

Procesi gjyqësor rinis pas 17 muajve pauzë, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërkohë që SHBA-ja përgatitet për të shënuar 20-vjetorin e sulmeve, që kanë lënë të vdekur gati 3,000 persona dhe janë përcjellë me pushtimin e Afganistanit nga forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga amerikanët, me qëllim të ndjekjes së organizatorëve.

Brenda disa muajve të sulmit, Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur qindra “luftëtarë të armikut” dhe të dyshuarit kanë qenë të lidhur me grupin Al-Kaida.

Aktualisht në burgun në Guantanamo qëndrojnë 39 persona, përfshirë 12, të cilët Uashingtoni i konsideron figura të rrezikshme të rrjetit terrorist.

Sistemi i komisioneve ushtarake, që mbikëqyr figurat e dyshuara të Al-Kaidës, ka zgjatur për një dekadë dhe ka dalë të jetë problematik për disa administrata amerikane.

Vetëm dy dënime janë kryer deri më tani.

Fotografi ilustruese.
LEXONI EDHE KËTË:
Një dekadë nga vrasja e Bin Ladenit, mundësi e rikthimit për Al-Kaidën
Seanca e 7 shtatorit do të nisë me një gjyqtar të ri, i teti i përfshirë në këtë proces.

Pesë të pandehurit janë akuzuar për konspiracion, terrorizëm dhe vrasje të 2,976 personave në sulme, akuza që mund të rezultojnë me dënim me vdekje.

Avokatët e Muhammadit besojnë se seancat kanë nisur për të treguar se është duke ndodhur diçka në përvjetorin e 20-të të sulmeve.

Muhammad, i njohur me inicialet KSM, konsiderohet kyç në organizim të sulmeve.

Qytetar pakistanez, por i rritur në Kuvajt, Muhammad, 56-vjeçar, besohet se ka propozuar i pari sulmet në ndërtesat amerikane më 1996, gjatë një diskutimi me ish-udhëheqësin e Al-Kaidës, Osama bin Laden.

Muhammad ka diplomuar në një universitet amerikan dhe ka punuar me Qeverinë në Katar në fillim të viteve 1990.

Ai ka pretenduar se është përgjegjës, jo vetëm për sulmet e 11 shtatorit, mirëpo edhe për sulmet me bomba në Bali dhe Keni, që lidhen me Al-Kaidën, si dhe për vrasjen e gazetarit amerikan, Daniel Pearl.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON EVAKUIMI/ Talebanët lejojnë 4 amerikanë të dalin nga Afganistani
Previous article STUDIMI/ Vaksinimi i plotë përgjysmon rrezikun nga pasojat afatgjata pas infektimit me COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT