• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAKSINIMI/ Rakacolli: Po diskutohet për t’u vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç dhe bërja e dozës së tretë
Home
Sociale

VAKSINIMI/ Rakacolli: Po diskutohet për t’u vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç dhe bërja e dozës së tretë

6 September, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Komiteti Teknik i Vaksinimit në vendin tonë po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti COVID. Kështu bëri me dije në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

‘Do të merret një vendim nëse do të ulet mosha e vaksinimit, si dhe do të merret një vendim edhe për dozën e tretë. Mbi 12 vjeç është provuar vaksinimi, është diçka që ekspertët tanë të Komitetit tanë të Vaksinimit janë duke e diskutuar dhe do të ketë një vendim.’- tha Rakacolli.

Vaksinimi masiv në vend, sipas Rakacollit ka sjellë një situatë më të qetë për sa i takon pandemisë së COVID, në vend krahasuar me një vit më parë. Zëvendës ministrja, duke ju referuar të dhënave tha se kjo tashmë është pandemia e të pa vaksinuarve dhe se në spital 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar.

Rakacolli tha se deri tani janë vaksinuar me dy doza rreth 600 mijë qytetarë, ndërkohë që mbi 1.5 milionë kanë marrë një dozë. Zv. ministrja shtoi se në Shqipëri shumica e qytetarëve janë vaksinuar me Sinovac, kjo për faktin se sasia më e lartë e vaksinave që ka mbërritur në vend është Sinovac, me mbi 1 mln doza.

‘Situata është më e mirë sesa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, kjo për vaksinimin masiv. Tashme po hasemi me pandeminë e të pa vaksinuarve. Ato që janë të shtruar në spital janë 95% të pa vaksinuar. Janë edhe të fashave moshore, që duhet të kishin bërë vaksinën. 2.2 mln. Mbi 1. 5 mln njerëz janë vaksinuar me një dozë. Mbi 25 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza rreth 600 mijë të vaksinuar. Sinovac, përqindja e atyre që kanë marrë Sinovac është me e lartë. Për momentin në Shqipëri kanë mbërritur 1 mln vaksina Sinovac. Ne duam të vaksinojmë popullsinë me vaksina që janë të provuara që janë të suksesshme.’- u shpreh Rakacolli.

Rakacolli, e cila është edhe kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se nuk do të ketë më një ‘Lock Down’ të madh, kjo për faktin edhe të vaksinimit masiv. Sa u përket shkollave, zv.ministrja tha se do të jenë të hapura fizikisht.

‘Masat shkojnë në përputhje me situatën epidemiologjike. Nuk do të vijë puna që të shkojmë në një ‘Lock Down’ të madh, kjo për faktin e vaksinimit dhe për mënyrën sesi po zhvillohet pandemia, që tashmë është e të pa vaksinuarve si dhe nga përgatitja e sistemit shëndetësor. Shkollat do të jenë të hapura, pavarësisht se jemi përgatitur për skenarë të kombinuar. Për momentin do të jetë fizikisht.’- tha Rakacolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA E RREZIKSHME ME BALAJN/ Zbulohet gjendja e portierit të Hungarisë
Previous article JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: 31590 doza të Pfizer mbërritën sonte në aeroportin "Nënë Tereza"

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT