• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPARA ZGJEDHJEVE/ Rusia bllokon faqen elektronike të kritikut të burgosur të Kremlinit
Home
Nderkombetare

PËRPARA ZGJEDHJEVE/ Rusia bllokon faqen elektronike të kritikut të burgosur të Kremlinit

6 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet ruse bllokuan të hënën një faqe elektronike të kritikut të burgosur të Kremlinit Aleksei Navalny që udhëzonte përkrahësit se si të skualifikonin kandidatët nga partia në pushtet në zgjedhjet parlamentare më vonë këtë muaj.

Në një deklaratë për AFP- në, vëzhguesi shtetëror i komunikacioneve Roskomnadzor tha se qasja në faqen elektronike votesmart.appspot.com ishte bllokuar në Rusi “sepse po përdoret për të vazhduar punën… e një organizate ekstremiste.”

Zgjedhjet parlamentare janë planifikuar të zhvillohen më 17-19 shtator, me pothuajse të gjithë kritikët e zëshëm të Kremlinit, përfshirë aleatët e Navalny-t që janë të ndaluar të kandidojnë.

Këtë vit, organizatat e Navalny-t, 45 vjeç u shpallën “ekstremiste” dhe të ndaluara, ndërsa ndihmësit e tij kryesorë janë larguar nga vendi.

Pasi i mbijetoi një helmimi me agjentin nervor Noviçok verën e kaluar, Navalny u burgos në shkurt në atë që mbështetësit e tij thonë se ishte ndëshkim ndaj sfidës së tij për mbajtjen në pushtet të presidentit Vladimir Putin prej dy dekadash.

Rregullatori i mediave, Roskomnadzor më parë ndaloi aksesin në dhjetëra faqe elektronike të lidhura me Navalny-n, duke përfshirë faqen e tij kryesore navalny.com.

Javën e kaluar rregullatori i mediave gjithashtu i kërkoi kompanive Google dhe Apple që të heqin një aplikacion të dedikuar për fushatën e Navalny-t “Votimi i zgjuar” nga bankat e tyre të aplikacioneve, por kompanitë ende nuk kanë reaguar.

Taktika e “Votimit të Zgjuar” ka bërë që partia gjithnjë e më jopopullore Rusia e Bashkuar, që aktualisht ka më pak se 30 për qind të votave, të humbasë një numër vendesh në zgjedhjet e fundit të pushtetit vendor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME/ Një "kamikaz" në autostradën Tiranë-Durrës, ecën kundravajtje për t'i shpëtuar trafikut (VIDEO)
Previous article Besnik Mustafaj i jep Bashës zgjidhjen si të “lajë duart” me Berishën

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT