• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE ME TALEBANËVE/ Merkel: Natyrisht që duhet të flasim, pasi tani janë ata të cilëve duhet…
Home
Nderkombetare

HAPJA E NEGOCIATAVE ME TALEBANËVE/ Merkel: Natyrisht që duhet të flasim, pasi tani janë ata të cilëve duhet…

6 September, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja tha se synimi do të ishte fillimisht nxjerrja e të rrezikuarve nga vendi. Për dialogun megjithatë kërkohen kushte.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur në favor të hapjes së negociatave me talibanët në Afganistan.

“Lidhur me talibanët, fakti është se natyrisht që duhet të flasim me ata, sepse tani janë ata, të cilëve duhet t’u drejtohesh”, tha Merkeli në një konferencë shtypi në Hagen, në periferi të rajonit të Ruhrit të dielën.

Ajo tha se qëllimi ishte të sigurohej që në veçanti njerëzit që kishin punuar për organizatat gjermane të zhvillimit dhe që ndiheshin të rrezikuar të nxirren jashtë vendit. Organizatat e ndihmës duhet të kenë mundësinë të ndihmojnë popullsinë e vuajtur, tha kancelarja.

Angela Merkeli ishte në rajon për t’u takuar me njerëzit e prekur nga përmbytjet e korrikut, të cilat shkretuan pjesë të Gjermanisë perëndimore.

Kreu i partisë kristjandemokrate gjermane, CDU, Armin Laschet, një kandidat potencial si pasardhës i Merkelit në postin e kancelarit pas zgjedhjeve të 26 shtatorit, tha gjithashtu se ishte e nevojshme të flitej me talibanët, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Afghanistan l Taliban kontrollieren Straßen in KabulTalibanët kontrollojnë rrugët në KabulKomuniteti ndërkombëtar do të duhej të formulonte qartë në një rast të tillë kushtet në të cilat do të ishte i mundur bashkëpunimi.

Ministrat e Jashtëm të shteteve të BE ranë dakord të premten për bashkëpunim të kufizuar me talibanët militantë islamikë në Afganistan.

Për të punuar me BE, talibanët duhet së pari të garantojnë se Afganistani nuk do të strehojë terroristë që mund të organizojnë sulme ndaj vendeve të tjera si në të kaluarën, tha kryediplomati i BE Josep Borrell. Në vend të kësaj, talibanët duhet të respektojnë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të femrave; të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse; të lejojnë qasje pa pengesa për ndihmat humanitare; dhe të lejojnë shtetas të huaj dhe afganë të kërcënuar të largohen, tha Borrelli./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT E REJA ANTI-COVID NË KUFI/ Radhë kilometrike nga Kosova drejt Shqipërisë. Shumica vijnë për pushime, dyndje në...
Previous article IRRITOHET Braçe: Ta dinte Nënë Tereza se shenjtërimi i saj do ishte pushim, s’do shenjtërohej

Delo.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT