• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PLAS” NË PD-NË E DURRËSIT/ Nënkryetari lëshon kritika të ashpra ndaj Ferdinand Xhaferajt
Home
Politikë

“PLAS” NË PD-NË E DURRËSIT/ Nënkryetari lëshon kritika të ashpra ndaj Ferdinand Xhaferajt

5 September, 2021 s.autor Politikë

Nënkryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Neritan Golja ka kritikuar qëndrimin e kryetarit Ferdinand Xhaferaj për dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Sipas Goljas, drejtuesit e degës së PD-së së Durrësit duhet të jenë të fokusuar në një aleancë të re me qytërarët për t’ i kthyer sa më parë qytetit një qeverisje të denjë.

“Nuk besoj se kemi luksin e sfidave individuale brenda partisë, e aq më pak të reklamojnë dorëheqje nga forumet, apo distancime simbolike që tentojnë të dyzojnë betejën tonë të përbashkët”, shkruan ai ndër të tjera në postimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Durrësi vijon të shihet si një plaçkë tregu. Në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat ishin grupet e favorizuara nga pushteti, të cilët u vunë në dispozicion të socialistëve, duke u bërë pjesë e masakrës zgjedhore, duke deformuar vullnetin e durrsakëve.

Pikërisht, pas kësaj situate të rënduar për qytetin tonë, e gjithë struktura e Partisë Demokratike në qytetin tonë duhej të ishte bashkuar në një front të përbashkët për të kërkuar aleancën me qytetarët.

Por kreu i Degës së PD-së-së në qytetin tonë, z.Xhaferraj, në vend të kërkimit të një angazhimi të ri të gjithë strukturave të degës në rrugëtimin e rëndësishëm të rikthimit të një aleance të re me qytetarët, u fokusua që të performojë betejat e tij personale, duke sfiduar PD-në dhe lidershipin e saj me dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Ne, si drejtues të degës së PD-së në Durrës, duhet të jemi të fokusuar në një aleancë të re me qytetarët, që t’ i kthejmë sa më parë qytetit një qeverisje të denjë.

Nuk besoj se kemi luksin e sfidave individuale brenda partisë, e aq më pak të reklamojnë dorëheqje nga forumet, apo distancime simbolike që tentojnë të dyzojnë betejën tonë të përbashkët.

Eshtë koha të jemi të gjithë bashkë, në një sfidë përballë pushtetit, jo në një sfidë për të treguar kufij bashkëpunimi brenda forumeve tona.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VESHUR SI "RAMBO"/ I riu shkakton masakër në Florida, vret 4 persona dhe plagos një tjetër, mes tyre dhe fëmijë
Previous article KAOSI NË BRAZIL-ARGJENTINË/ Ndërhyn policia dhe ambasadorët. Kërkohet depërtimi i 4 lojtarëve

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT