• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E MASAKRUAN PARA FAMILJES”/ Talebanët mohojnë vrasjen e polices shtatzënë: Nuk kemi gisht
Home
Nderkombetare

“E MASAKRUAN PARA FAMILJES”/ Talebanët mohojnë vrasjen e polices shtatzënë: Nuk kemi gisht

5 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Militantët talebanë në Afganistan akuzohen se kanë vrarë një police shtatzënë. Gruaja, e quajtur Banu Negar, u vra në shtëpi para të afërmve në Firozkoh, qendra e provincës qendrore Ghor. Vrasja vjen në mes të raporteve në rritje për përshkallëzimin e represionit të grave në Afganistan. Por talibanët i thanë “BBC”-së se ata nuk kishin asnjë përfshirje në vdekjen e Negar dhe po hetojnë incidentin.

Zëdhënësi Zabiullah Mujaheed tha “Ne jemi në dijeni të incidentit dhe unë jam duke konfirmuar se talebanët nuk e kanë vrarë atë, hetimi ynë është duke vazhduar”. Ai shtoi se talebanët kishin shpallur tashmë një amnisti për njerëzit që punonin për administratën e mëparshme dhe e lidhën vrasjen e Negar me “armiqësi personale ose diçka tjetër”.

Detajet e incidentit janë ende të paqarta pasi shumë njerëz në Firozkoh kanë frikë nga ndëshkimi nëse flasin. Por tre burime i thanë “BBC”-së se talebanët e rrahën dhe e qëlluan Negarin para burrit dhe fëmijëve të saj të shtunën.

Të afërmit publikuan imazhe që tregonin gjak të shpërndarë në një mur në cep të një dhome dhe një trup, ku fytyra ishte e shpërfytyruar rëndë. Familja thotë se Negar, e cila punonte në burgun lokal, ishte tetë muajshe shtatzënë.

Që nga marrja e pushtetit më 15 gusht, talebanët kanë kërkuar të portretizohen si më tolerantë nga sa sugjeron reputacioni i tyre global, por incidentet, brutaliteti dhe represioni ende raportohen në pjesë të Afganistanit. Grupet e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar vrasje për hakmarrje, arrestime dhe persekutime të pakicave fetare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOSI NË BRAZIL-ARGJENTINË/ Ndërhyn policia dhe ambasadorët. Kërkohet depërtimi i 4 lojtarëve
Previous article SHKARKOI REAGIME TË FORTA/ Albin Kurti tërheq propozimin për të sjellë Zeqirajn si ambasador në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT