• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RADHË KILOMETRIKE NË MORINË/ Komandanti i kufirit në Kosovë: Kemi rritur stafet më 30 %, duhet ndërgjegjësim…
Home
Sociale

RADHË KILOMETRIKE NË MORINË/ Komandanti i kufirit në Kosovë: Kemi rritur stafet më 30 %, duhet ndërgjegjësim…

5 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prej disa ditësh në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës janë krijuar radhë kilometrike për të kaluar për shkak të masave anti-COVID që janë vendosur nga pala e Kosovës. Për të hyrë në territorin e saj qytetarët duhet të kenë pasaportë vaksine, test negativ ose nëse nuk paraqesin asnjërën prej tyre do të duhet të karantinohen për 7 ditë. Për përballimin e situatës, Nexhmi Krasniqi, komandant i kufirit në Kosovë, tha se ka pasur shtim të stafit në pikën kufitare. Në një lidhje me Report Tv Krasniqi tha se stafi është shtuar me 30 %, por fluksi është tepër i lartë për shkak se qytetarët kthehen edhe nga pushimet dhe është fundjavë.

“Staf i shtuar prej një javë që të mos ketë pritje të mëdha. Dita e parë ka qenë e vështirë, por për shkak të shtimit të stafit pritjet e gjata ishin dy ditët e para. Ne kemi 30 % staf të shtuar në pikat kufitare që të mos ketë radhë të gjata. Të mos harrojmë se në këtë pikë kalojnë 6 mijë e deri 18 mijë mjete brenda 24 orëve do të thotë një fluks i madh dhe imagjino kur ka dhe qytetarët që nuk përmbushin dokumente dhe duhet të futen në karantinë”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se në këtë fluks ka edhe qytetarë të pandërgjegjësuar që edhe pse e dinë se duhet vaksinë apo test negativ, vijnë e thonë se po hyjnë në Kosovë për të ngrënë një drekë në Prizren. Në këtë raste ata duhet të kthehen sqaroi Krasniqi ose duhet të karantinohen për 7 ditë dhe kjo shkakton pritje më të gatë dhe radhë në kufi.

“Ne apelojmë që qytetarët të kenë dokumentet, vaksinën ose testin, që të mos ketë radhë të gjata. Nuk i kuptoj dot qytetarët që jo vetëm nuk kanë tampon apo vaksinë, por dhe kur i pyet ku po shkon thonë “për drek në Prizren”. Në këtë pikë kalon edhe transporti i mallrave dhe ai i udhëtarëve dhe jemi duke menaxhuara situatën, por nuk duhet të harrojmë fluksin e madh që vjen edhe për shkak të muajit gusht”, përfundoi Krasniqi, komandant i kufirit në Kosovë.

Prej 5 ditësh në pikën kufitare të Morinë radha e mjeteve në pritje për të kaluar shkon me kilometra për shkaka të kontrolleve dhe procedurave që po ndiqen në kufi si pasojë e masave antiCOVID. Shumë shqiptarë të Kosovës po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar duke bërë që fluksi i kalimit të mjeteve të jetë edhe më i madh këto ditë.

Për shkak të rritjeve të infektimeve me COVID-19, Kosova që nga 31 gushti ka futur në fuqi masat e reja të cilat do të zbatohen deri me datë 13 shtator. Të gjithë personat që do të futen në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, do duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË TROPOJË/ Viktima i shkoi autorit në shtëpi pas sherrit dhe i dhunoi nënën. Zjarrfikësi... (DETAJET)
Previous article TRAGJIKE/ 36 vjeçarja shqiptare humb betejën me COVID një ditë pasi solli në jetë vajzën e saj

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

"U SHTRIVA MES PLUMBAVE"/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur Aktualitet

"U SHTRIVA MES PLUMBAVE"/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT