• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LSI PO GABON SËRISH”/ Manjani “i tërheq veshin” Monika Kryemadhit: Pa asnjë dyshim…
Home
Politikë

“LSI PO GABON SËRISH”/ Manjani “i tërheq veshin” Monika Kryemadhit: Pa asnjë dyshim…

4 September, 2021 s.autor Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk i ka kursyer disa kritika ndaj Monika Kryemadhit për gabimet që ka bërë në krye të LSI. Me anë të një shënimi në “Facebook”, Manjani shkruan se LSI duhet të kthehet tek tezat e vitit 2008, tek greva e urisë, pasi e ka braktisur kauzën e saj për pushtet të balancuar dhe sistem zgjedhor.

Ndër të tjera, ish-ministri i bën thirrje që të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama.

Reagimi i plotë:

LSI prap po gabon.

———

Reforma kushtetuese dhe politike, e cila më së shumti nënkupton shkuljen e shtetit partiak dhe të sistemit hajdut zgjedhor, është gjëja e duhur që i duhet vendit në mënyrë ulëritëse.

Pa asnjë dyshim, kjo reformë nuk bëhet nga partitë veç e veç, por duhet se zbën një platformë bashkëpunimi parlamentar.

Fakti që në Parlament është Edi Rama, shkelësi kronik i marrëveshjeve, nuk e zhbën dot nevojën për bashkëpunim parlamentar. Madje ky bashkëpunim për reformën Kushtetuese, duhet të përfshijë edhe të faktorëve jashtë parlamentarë.

Në këtë kuptim ideja që hedh LSI, si parti parlamentare më e pëçudnuara nga sistemi hajdut zgjedhor, për të mos bashkëpunuar për një reformë politike në vend është e gabuar.

Ata e dinë vetë hesapin e tyre, por gjykoj se e kanë gabim!

Siç edhe ua kam thënë e shkruar edhe më parë (madje vite më parë) LSI duhet të kthehet tek tezat e saj të 2008-s, pra tek greva e urisë. Për fat të keq LSI e braktisi vetë kauzën e saj për pushtet të ballancuar dhe sisrem zgjedhor të ndershëm. E braktisi dhe ja ku erdhi pasoja. U ndëshkua shumë më rëndë seç e ndëshkoi rrudhja elektorale.

Rezultati i fundit zgjedhor, përtej debateve mbi mënyrën sesi erdhi, duhet lexuër në rezultanten e tij. Dhe në këtë rezltante gjykojnse LSI duhet të luajë rol të fortë brenda opozitës, jo për ta ftuar atë drejt mosreformimit politik, por drejt proporcionalitetit të ndershëm në përfaqësim.

Në këtë kuptim, jo me Edi Ramën por edhe me dreqin vetë duhet bashkëpunuar në funksion të arritjes së qëllimit.

Ky qëllim madhor, pra reforma politike dhe kushtetuese bë vend, nuk arrihet pa bashkëpunim. Eehe sikur Rama të ishte në opozitë prap do bashkëpunohej me Të.

Gjykoj se njëmopozitë në front të përbashkët me këtë ide është e domosdoshme. Kurse LSI në këtë konstilacion duhet të jetë garanci që përmbajtja e reformave nuk cedon si të mëparshmet.

Po kjo arrihet vetëm duke bashkëpunuar, jo duke u larguar.

————-

E di që ka shumë komente mbi LSI, por reforma të tilla duan çdo kontribues në tryezë. Parti, grup apo individ.

Përndryshe po hape rrugë ske përse ankohesh që dalin në krye ata që s’i do.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ "PLAS" sherri me armë mes shqiptarëve në Trieste, plagosen 8 persona (PAMJET)
Previous article "KAM AVOKATIN SËMURË"/ Dështon për herë të dytë seanca dëgjimore për Dritan Ginën

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT