• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Përsëritet historia/ Britania përpiqet të fitojë botën muslimane ndërsa pret lidhjet me Europën
Home
Nderkombetare

Përsëritet historia/ Britania përpiqet të fitojë botën muslimane ndërsa pret lidhjet me Europën

11 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Në qeverisjen e një vendi të polarizuar, të pasigurtë dhe të izoluar nga Europa, liderja e tij kërkon shpëtim në tokat e largëta.

Pasi ka prerë lidhjet e ngushta me Europën, ajo mikpret sheikë nga Lindja e Mesme në Uestminster në ankth për të siguruar tregje të huaja dhe investime, dhe po ashtu i serviloset liderit të Turqisë, për të mbushur deficitet në shitjen e armëve. Tingëllon e dëgjuar edhe më parë?

Dhe ashtu është në të vërtetë. Kjo për shkak se kur ajo udhëton në Ankara dhe Bahrein, dhe kur pret financierë nga Emiratet dhe Katari në sfidë të Brukselit, kryeministrja britanike, Theresa May, po ndjek një rrugë të hapur më parë nga mbretëresha Elizabet e Parë, kur vendi u largua nga paraardhësi shpirtëror i Bashkimit Europian, Kisha Katolike, rreth 450 vjet më parë.

Në atë kohë, pasojat e Brexit dukeshin akoma edhe më sfiduese sesa duken tani. Në vitin 1570, papa Pius V shkishëroi “mbretëreshën e pretenduar të Anglisë dhe shërbyesen e krimit” dhe u bëri thirrje shtetasve të saj të rebeloheshin.

Pasi iu refuzuan propozimet e tij për martesë, mbreti i Spanjës, Filipi II, i tërbuar dhe me zotërime të gjera në tokat e Hapsburgëve, i ndaloi Britanisë aksesin në tregjet europiane të leshit dhe ndërtoi një ushtri për ta pushtuar. Skocezët, njësoj si sot, morën anën e kontinentit.

Privuar nga aleatët europianë, shefja e kishës së sapoformuar të Anglisë iu drejtua fuqive muslimane përtej gripit të Europës.

Ajo u përpoq të fitonte sulltanët e Marokut, shahët e Persisë dhe mbi të gjitha kalifin Osman, i cili nga selia e tij në Konstandinopojë dukej më i aftë se të gjithë të konkurronte me pushtetin e kishës Katolike. Për të zëvendësuar tregtinë e leshit, ajo ndërmorri tregtinë e armëve të Britanisë.

Oborri mbretëror jo vetëm që ç’montoi manastiret katolike, por po ashtu shkriu plumbin nga çatitë e tyre dhe e ktheu atë në plumba për t’ua shitur maurëve apo turqve.

Fushata e tërbuar papale kundër të krishterëve që u shisnin armë muslimanëve krijoi mundësi të reja. Nxjerrë jashtë nga tregu i përbashkët i Europës, Elizabet nisi me qindra të dërguar me dhurata për të negociuar marrëveshje të tregtisë së lirë me Sulejmanin e Madhërishëm dhe për të fituar akses në rrugën e Mëndafshit në Halep.

Ajo që nisi si një sipërmarrje nacionaliste (pati trazira kundër emigrantëve në Londër në fillim të shekullit të 16-të) korri habitshëm rezultate multi-kulturore.

Denoncuar nga Kisha katolike si mashtruese e rëndomtë heretike, kryetarja e një kishe pastruar nga imazhet e forta dhe kalifi u bashkuan kundër Romës idhujtare.

Në një shkëmbim letrash, kalifi Osman, Murad III, vlerësonte protestanizmin si “besimi më i shëndoshë”. Komandanti i besimtarëve të Marokut e deklaroi mposhtjen e armatës spanjolle në vitin 1588 si shenjë të ndërhyrjes hyjnore, dhe nisi një të dërguar në Londër për të kërkuar ndihmën e Elizabetës për rimarrjen e al-Andalus, humbur nga një shekull më herët.

Fjalët osmane për lukse të tilla si sheqer, e kuqe apo bluja turkuaz hynë në leksikun anglez. Në mënyrë ironike, politika e lindur nga ofendimi prej të huajve, shërbeu vetëm për të rritur ndikimin e tyre.(tesheshi.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Depozitoi para në bankë, pas 4 vjetësh burrit nga Tirana ‘i ikën mendja’ nga ajo që zbulon
Previous article Shkoi tek motra për t'i zgjidhur hallet. Si i vrau kosovari gruan dhe kunatën lezhjane

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve Botë

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT