• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI NË SHQIPËRI/ 20-vjeçari i pavaksinuar, më i riu i shtruar në INFEKTIV. Rriten…
Home
Breaking News

ALARMI NË SHQIPËRI/ 20-vjeçari i pavaksinuar, më i riu i shtruar në INFEKTIV. Rriten…

3 September, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vala e re e pandemisë që ka përfshirë vendin tonë po rrit gjithnjë e më shumë infektimet me COVID, ku mbizotërues është varianti Delta.

Me rritjen e shtrimeve në spitalin Infektiv me pacientë të infektuar me COVID-19 janë rikthyer dhe familjarët e pacientëve të cilët sjellin sende personale apo dhe ushqime për ta.

Mosha më e re e shtruar në Infektiv është një djalë 20-vjeçar i pavaksinuar.

Ke keni të shtruar në spital?

Çunin, 20 vjeç.

Ishte i vaksinuar?

Jo.

Çfarë problematikash shfaqi?

Ai pak dhimbje fyti, ka infeksion grykët. Doli me gur në tëmth dhe ftohje në mushkëri. U bë një javë i shtruar. Ka përmirësim, mund të dali edhe sot.

Mes të tjerë pacientëve ka dhe nga ata që janë vaksinuar me të paktën një dozë.

–Kam të shtruar nënën, 74 vjeçe. Është e vaksinuar, dozën e parë e ka marr, Pfizer. U rëndua, ne i morëm një aparat oksigjeni, e mbajtën 10 ditë në shtëpi. Por asaj i ranë parametrat nën 90. U detyruam morëm 127, e çuan në Vlorë, i bën ekzaminimet dhe e nisën direkt në Tiranë tek spitali COVID. Gjendja vazhdon hyn tek pacientët e rënduar, merr 15 litra oksigjen në ditë.

-Kemi shtruar babain, 77 vjeç.

A ishte i vaksinuar?

“Jo.  Ka probleme me mëlçinë, është më mirë thotë doktori, për mrekulli. Falenderoj doktorët që është më mirë”

Përgatitjet e fundit po kryhen në spitalin COVID 3 dhe është çështje ditësh që kjo strukturë të jetë gati për të pritur pacientët e parë me COVID-19. Me rritjen e numrit të të shtruarve në spitalin Infektiv pacientët që janë drejt përmirësimit do të zhvendosen drejt spitalit COVID 3 në QSUT.

Spitali COVID 3 do të jetë struktura e dytë e dedikuar për pacientë të infektuar që do të rihapet në kuadër të përballimit të pandemisë. Në total spitali Infektiv ka kapacitet për 120 shtretër dhe momentalisht ndodhen të shtruar 103 pacientë. Në të gjithë vendin janë 10,915 qytetarë aktivë me COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË TË DUA GJITHMONË"/ Sterling i kushton dedikim mikeshës së tij 26-vjeçare që vdiq nga Covid-19
Previous article PO BËHET VIRALE/ Reperi i njohur njofton se është "shtatzënë", shfaqet me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT