• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Zbulohen milionat e Kutinjos, ja si do t’i përfitojë Liverpuli 40 milionë bonuset nga shitja e yllit brazilian
Home
Futboll

Zbulohen milionat e Kutinjos, ja si do t’i përfitojë Liverpuli 40 milionë bonuset nga shitja e yllit brazilian

11 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Pvarësisht se Barce lona dhe Liverpuli u përpoqën me çdo kusht për ta mbajtur sekret, ishte vetëm çështje kohe përpara se detajet financiare të transferimit të Filipe Kutinjos të bëheshin publike. 40 milionë euro prej totalit të 160 milionëve që shërbyen për të përmbyllur me sukses operacionin, janë bonuset që do të përfitojë Liverpuli.

“The Guardian” ka arritur që t’i zbulojë klauzolat e bonuseve me detaje. Dhe gjithçka duket se është punuar në favor të klubit anglez, sepse shumica prej tyre varen nga numri i prezencave të brazilianit me fanellën blaugrana. Liverpuli do të përfitojë 5 milionë euro pas çdo 25 paraqitjesh të 25-vjeçarit (20 milionë euro në total pas 100 ndeshjeve të para). 10 milionë euro do të shkojnë në arkat e “reds”-ave për secilin prej dy kualifikimeve të radhës së katalanasve në Champions.

 

Ndërkohë që 10 milionë të tjera nëse Barcelona do të triumfojë në Ligën e Kampioneve në dy sezonet e ardhshme. Pas marrëveshjes më të shtrenjtë në histori, të Nejmarit te PSG për 222 milionë euro, transferimi i Kutinjos në “Camp Nou” është zyrtarisht operacioni i dytë më i shtrenjtë në botën e futbollit.

IDHULLI RONALDINJO – Në një intervistë për kanalin e Barcelonës në “Youtube”, Kutinjo ka rrëfyer disa nga objektivat e tij në “Camp Nou”. Ai tha se do të frymëzohet nga të gjithë brazilianët që kanë luajtur për katalanasit dhe në veçanti njëri: “Të gjithë brazilianët kanë një histori të shkëlqyer te Barcelona, por Ronaldinjo ka qenë gjithnjë idhulli im. Unë shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për mua. Do të punoj fort që të përmbush pritshmëritë mbi mua në stërvitje dhe fushë”.

 

Ai komentoi edhe tatuazhet e tij dhe në veçanti Miki Mausin që tifozët vunë re vitin e shkuar: “Kam shumë tatuazhe. Një frazë në spanjisht do të thotë ‘mos rresht kurrë së ëndërruari’. Disa i dedikohen vajzës sime, një e kam me emrin e gruas dhe të prindërve. Miki Mausin e kam bërë bashkë me gruan për vajzën tonë. Ajo bëri Minin, unë Mikin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Kemi shifra alarmante divorcesh, si po i ndan njerëzit Facebook dhe Instagrami”
Previous article U bë nënë para 6 muajsh, por aktorja nuk duron dot! Pozon sërish nudo në plazh (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT