Çështja e Afganistanit ka qenë në krye të axhendës së SHBA por edhe në Europeë Zyrtarë të lartë të BE-së thonë se unioni duhet të forcojë kapacitetin e vet ushtarak.
Kolapsi i qeverisë së Afganistanit, marrja e kontrollit të vendit nga talebanët dhe operacionet për evakuimin e qytetarëve evropiane si dhe punonjësve afganë kanë nxjerrë në pah varësinë e bllokut nga trupat amerikane.
Mes thirrjeve për autonomi strategjike nga një vend jo-anëtar si Shtetet e Bashkuara, shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell në Sllovani tha se nga situata në Afganistan duhen nxjerrë leksione .
“Ne pamë në Afganistan , se aftësitë tona nuk janë aq sa kishim imagjinuar. Ne ishim të varur nga amerikanët dhe diskutimet e sotme do të përqendrohen në nxjerrjen e përfundimeve të duhura. Afganistani është një fund i hidhur, një humbje e thellë “.
Pa mbështetjen e amerikanëve , vendet evropiane nuk do të ishin në gjendje të garantonin kalimin e sigurt të qytetarëve të tyre.
Më herët Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për krijimin e një ushtrie të vërtetë evropiane. Kjo ide duket se po fiton mbështetje gjithnjë e më shumë sidomos pas asaj që ndodhi në Afganistan.


