• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VARENI NË SHESH, OSE…”/ Nëna e vrasësit të Xhuljano Bullarit: Vetëm shqetësime më ka sjellë
Home
Aktualitet
Kronikë

“VARENI NË SHESH, OSE…”/ Nëna e vrasësit të Xhuljano Bullarit: Vetëm shqetësime më ka sjellë

2 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kjo është banesa e autorit të dyshuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit, pak ditë më parë, në Vlorë. 39-vjeçari Bledar Selmanaj jetonte në këtë dhomë disa metra larg familjarëve të tij që jetonin në godina disa katëshe, ndërsa pak metra larg hyrjes së banesës ishte fshehur dhe arma e dyshuar, me të cilën mendohet se është kryer vrasja.

Vendi ku u gjet viktima është në një distancë të afërt me banesën e tij, ndërsa provat janë të shumta që ka qenë ai autori i vrasjes, edhe pse ai nuk e pranon. E ëma e autorit të dyshuar të vrasjes, Mesine Selmanaj, në një rrëfim ekskluziv për gazetarin e “BalkanWeb” dhe “News24”, Enrik Mehmeti, ka treguar se i akuzuari i ka sjellë gjithmonë probleme familjes, duke hyrë dhe dalë vazhdimisht nga burgu.

Ndryshe nga raste të tjera, ku nënat e mbrojnë të birin, ajo ka deklaruar se nëse i biri është fajtor, duhet të marrë dënimin e merituar, madje shkon deri aty sa thotë se do të jetë vetë që mund ta vrasë me duart e saj. Ajo ka rrëfyer jetën e djalit të saj, baba i një fëmije, mes hyrje-daljeve nga burgu dhe distancimit të tij nga familja.

“Djali im ka dalë më 5 gusht nga burgu. Neve i kishim të shkëputura lidhjet me të këtu e 12 vjet, i kishim bërë dalje, se gjithmonë shqetësime na ka sjellë. Ka dalë në shtëpi më vete, kishte një dhomë. Vetëm unë si nëna e tij flisja me të, më kërkoi një telefon dhe ja dhashë që të kisha kontakt me të. E merrja dhe e pyesja ku ishte, më thoshte që ka dalë deri te xhamia ose në Lungomare dhe do kthehej. Ditën e krimit, unë e kam parë deri nga ora 12, e kam parë që ishte te shtëpia e tij, sepse unë jetoj larg, jo në shtëpi me të. E kam parë prapë, ka qenë ora 21:00, ose 21:15, pastaj kam marrë fëmijët dhe i kam çuar në gjumë.

Të dielën ka ardhur policia, kur shkova, nuk e gjeta djalin në shtëpi. Vajta me vrap te shtëpia e tij dhe pashë policët që nxorën një armë nga dheu. Ju luta policëve për një deklaratë dhe ju thashë se po u vërtetua që djali im e ka vrarë atë, unë do ta vras me duart e mia. I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme mos ta mbajnë në burg atë djalë, por ta çojnë në mes të Tiranës dhe t’i japin plumbin. Përndryshe vij dhe unë, nëna e tij, dhe e vras vetë me duart e mia. Të ma bien edhe sot, unë e vras vetë, nëse ka pasur dorë në krim”, është shprehur mes të tjerash nëna e autorit të krimit, raporton “BalkanWeb”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRROI JETË NË AKSIDENT/ Morena Taraku e pikëlluar për reperin grek: Nuk mund t’a besoj, kënga jonë mbeti…
Previous article SI ASNJËHERË MË PARË/ Qeveria “Rama 3" vetëm me 5 burra dhe 12 femra

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT