Një moment epik vjen i demonstruar nga një shimpanze, pasi imitoi veprimet e një turisti që bën “pompa” në kopshtin zoologjik.
Pamjet e xhiruara në qytetin Chongqing në Kinën jugperëndimore tregojnë shimpanzenë 20-vjeçare Yu Hui që imiton veprimet e turistit, ndërsa ai shtyn duart drejt xhamit dhe kryen një seri “pompash”.
Primati i zgjuar vazhdon të imitojë lëvizjet e stërvitjes para se të qëndrojë në këmbë dhe të pozojë për turmat.



