• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVIDI NË SHQIPËRI/ Mjeku Alban Ylli: Vjeshta do jetë e vështirë, jemi në mes të një vale të re. VAKSINIMI…
Home
Aktualitet
Kronikë

COVIDI NË SHQIPËRI/ Mjeku Alban Ylli: Vjeshta do jetë e vështirë, jemi në mes të një vale të re. VAKSINIMI…

31 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Vendi ynë është në mes të një vale të re të COVID dhe niveli i transmetueshmërisë së virusit në popullsi është shumë e lartë. Kjo u bë me dije nga mjeku Alban Ylli, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, në një lidhje me Skype për ‘Repot Tv’, ku tha se megjithatë, fatmirësisht numri i fataliteteve, nuk ka patur rritje të madhe.

“Është një valë e re e COVID në Shqipëri, ishte një valë e pritshme, kemi menduar se në shtator do të kishim një valë të tillë, filloi pak më shpejtë dhe tani jemi në mes të kësaj vale. Risku për t’u prekur nga COVID në Shqipëri është shumë i lartë dhe nga pikëpamja e rasteve të reja të hasura çdo ditë, kategorizohet si gradë e 4, shumë e lartë, nga pikëpamja e fataliteteve jemi mirë,  nuk ka numër të lartë viktimash. Jemi duke identifikuar raste pozitive 1 në çdo 10 persona të testuar”, tha ai.

Sipas mjekut, pandemia nuk ka përfunduar, ndërsa vuri edhe njëherë theksin te vaksinimi, si e vetmja mënyrë për të kontrolluar pandeminë dhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Ylli tha se janë mbi 1 mijë jetë të shpëtuara falë vaksinës, por shton se ka potencial për një shtrirje më të gjerë të vaksinimit. Ai theksoi se 95% e personave të vaksinuar, nuk janë prekur nga virusi, duke shtuar se të gjitha vaksinat e miratura deri më tani, kanë efikasitet thuajse të njëjtë. Për personat që hezitojnë të vaksinohen, nga frika e ndonjë komplikacioni, mjeku tha se ky rrezik është i papërfillshëm dhe thuajse inekzistent.

“Pandemia nuk ka përfunduar, risku është i lartë. Vaksinimi ka ndihmuar shumë, janë mbi 1 mijë jetë të shpëtuara nga vaksinimi dhe janë në lojë edhe 1 mijë jetë të tjera për t’u shpëtuar nëse duam ta quajmë pandeminë në kontroll të plotë. Duhet të shtojmë vaksinimin, masat e tjera vetëm e shtyjnë në kohë riskun për t’u infektuar. janë rreth 3% që janë vaksinuar me 2 doza dhe 8% e tyre me një dozë që janë infektuar, pra një shifër e mesatarizuar do të ishte 5% e personave që janë infektuar, kanë qenë të infektuar. Është në shifër e pranueshme, mos harrojmë që janë 27% e popullsisë që është vaksinuar, që dëshmon se 95% e personave të vaksinuar, nuk janë infektuar. Vaksinimi më e mirë, më e sigurt për të parandaluar virusin. Personat e vaksinuar e kanë riskun 39 herë më të ulët se të pavaksinuarit. Nuk ka asnjë dyshim se cilado prej vaksinave ka një efikasitet të mirë për të parandaluar sidomos shtrimet në spital dhe vdekjet. Dallimet brenda llojeve të vaksinave janë shumë të vogla. Sa i përket rrezikut që disa njerëz perceptojnë te vaksinat, janë krejtësisht të papërfillshme. Medikamentet apo mënyrat e kontrollit të sëmundjeve, vaksinat janë me më pak risk. Ato risqe janë të papërfillshme dhe pa një rrezik real për jetën e tyre. Ritmet e vaksinimit po ecin mirë, me 10 mijë të vaksinuar në ditë, por potenciali është për 20 mijë”, shtoi Ylli .

I pyetur nëse masat anti-COVID, që u bënë me dije një ditë më parë nga komiteti i ekspertëve, duhej të ishin marrë më herët, mjeku tha se ato po aplikohen në kohën e duhur, pasi vera ka qenë mjaft e qetë në aspektin e qarkullimit të virusit.

“Ky vit do të ishte viti i vaksinimit dhe këtë e kemi ritheksuar, vaksinimi do të ishte mënyra më e thjeshtë për të kontrolluar pandeminë, masat e tjera do të bëheshin dytësore. Muajt e verës kanë qenë nën kontroll, kemi patur një nivel shumë të ulët të qarkullimit të virusit. Bllokimi i të gjithë shoqërisë ka kosto shumë të lartë, ishin të arsyeshme vitin e kaluar, por këtë vit bëhen gjithnjë më të vështira për shoqërinë dhe ekonominë dhe besojmë se ka qenë momenti i duhur për ashpërsimin e masave. Kemi marrë masat që besojmë se janë më të arsyeshmet dhe më të rëndësishmet janë ato që inkurajojnë vaksinimin”, theksoi mjeku.

Ylli paralajmëroi se me shumë gjasa na pret një vjeshtë e vështirë, teksa shton se strategjia që do të ndiqet, do të jetë e njëjtë me atë të një viti më parë për hapjen e spitaleve rajonale si spitale COVID. Megjithatë ai thekson se momentalisht, situata në spitale është e qetë.

“Strategjia është e ngjashme me atë të vitit të kaluar për hapjen e spitaleve COVID dhe më pas atyre rajonale për të përballuar situatën. Për momentin ende nuk duket të ketë ndonjë krizë me numrin e të shtruarve në spitale, por të mos neglizhojmë, të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm. Kjo vjeshtë mund të jetë e vështirë. Jemi në një fazë të avancuar të pandemisë”, u shpreh ai.

Si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me COVID, Komitetit Teknik i Ekspertëve njoftoi dje ashpërsimin e masave anti-COVID. Vaksina do të jetë e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët! Këto grupe duhet ta kenë marrë vaksinën brenda datës 30 shtator. Nga data 1 shtator ora policore do të zgjatet duke filluar në 23:00 deri në 06:00, jo më në 24:00. Po ashtu, masa të reja do të aplikohen dhe në pikat kufitare të Shqipërisë, ku qytetarët duhet të plotësojnë 3 kushte. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ brenda 72 orëve ose provë që kanë kaluar COVID. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARTIA DUHET..."/ Sekretarja e re në PD: Duhet të distancohemi dhe të ndahemi përfundimisht nga Berisha
Previous article MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Nuk bën pjesë në planet e PSG-së, Atletico Madrid nis kontaktet për yllin...

F.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët Aktualitet

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT