• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË LEZHË/ Sekuestron 5 pajisje elektronike, celularë dhe para, 2 në pranga (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË LEZHË/ Sekuestron 5 pajisje elektronike, celularë dhe para, 2 në pranga (EMRAT)

31 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses një tjetër ndërhyrje në vazhdën e operacionit “Fati i Lojrave”.

Gjatë kontrolleve në 2 lokale, në lagjen “Skënderbeg”, policia ka gjetur 5 pajisje elektronike, 6 aparate celular dhe një shumë parash që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm. Si pasojë janë vendosur në pranga 2 pronarët e lokaleve, Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Vijon operacioni “Fati i lojërave”.

Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 2 administratorë subjektesh.

Sekuestrohen 5 pajisje elektronike për lojëra fati, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Lezhë, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë Lezhë kanë konstatuar në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, 2 subjekte (lokale) ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të administratorëve të subjekteve, shtetasve: Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” , Lezhë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e subjekteve të tyre, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun dhe në këtë kuadër Policia e Lezhës fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Covid nuk është sëmundje e frymëmarrjes, por vaskulare
Previous article TËRMET I FUQISHËM NË ITALI/ Qytetarët dalin nga shtëpitë të alarmuar

s.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT