• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME FËMIJË NË DUAR/ Mbërrin grupi i parë i të evakuarve afganë në Maqedoninë e Veriut
Home
Rajon

ME FËMIJË NË DUAR/ Mbërrin grupi i parë i të evakuarve afganë në Maqedoninë e Veriut

31 August, 2021 s.autor Rajon

Një grup i parë prej 149 të evakuarish afganë zbarkuan të hënën vonë në Maqedoninë e Veriut, ku do të qëndrojnë për disa muaj në pritje të zhvendosjes diku tjetër.

Pasagjerët në një fluturim privat afgan të kompanisë Kam Air që mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit ishin punonjës të organizatave perëndimore në Afganistan dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Burrat, gratë dhe fëmijët afganë u pritën fillimisht nga punonjësit e mjekësisë me veshje mbrojtëse dhe u transferuan në një hotel pranë kryeqytetit, Shkup. Ata do të testohen për koronavirusin dhe do t’u jepen viza të përkohshme tre mujore.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se të evakuarit ishin njerëz në nevojë të menjëhershme për ndihmë.

“Këta janë aleatët tanë, njerëz me të cilët kemi punuar dhe jeta e të cilëve është në rrezik, dhe njerëz që kanë më shumë nevojë për ndihmë”, tha ai.

Maqedonia e Veriut ka rënë dakord të mirëpresë përkohësisht të paktën 750 afganë që punuan me forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se të gjithë të evakuarit do të strehohen në hotele pranë Shkupit, me shpenzimet që do të përballohen nga organizata ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara.

Maqedonia e Veriut ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2020 dhe kishte trupa në Afganistan për të mbështetur operacionet e aleancës në vitet 2002-2014./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KISHA BORXHE..."/ Zbardhet dëshmia e infermierit në Korçë, ja kujt ua shiste ilaçet e vjedhura
Previous article ZJARRI NË PARKUN KOMBËTAR TË PRESPËS/ Izolohen flakët, DYSHOHET për...

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT