• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Miliona amerikanë rrezikohen të mbeten pa strehë
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ Miliona amerikanë rrezikohen të mbeten pa strehë

30 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Miliona amerikanë nuk mund të paguajnë qiranë për shkak të pandemisë korona. Një moratorium i autoriteteve shëndetësore i mbronte ata deri tani nga dëbimi prej shtëpive. Por Gjykata e Lartë po bllokon zgjatjen e tij.

Më shumë se dhjetë milionë amerikanë nuk janë në gjendje të paguajnë qiranë, thuhet në një studim të Institutit për Kërkime Sociale “Center on Budget and Policy Priorities”. Rreth 3.6 milion prej tyre nuk përjashtojnë mundësinë që tani të marrin njoftimin me shkrim që i informon për datën e dëbimit nga shtëpia.

Shkak për këtë është se Gjykata e Lartë e SHBA-së ka bllokuar një moratorium që mbron qiramarrësit që nuk janë në gjendje të paguajnë qiranë nga procedurat e dëbimit gjatë pandemisë së koronës. Nëntë gjyqtarët, kryesisht konservatorë, argumentuan se një shtyrje mbarëkombëtare e këtij moratoriumi ka nevojë për miratimin e Kongresit.

Sidoqoftë në fillim të gushtit autoriteti shëndetësor amerikan CDC e zgjati moratoriumin përkatës, i cili ishte vendosur që nga shtatori 2020. Kreu i autoritetit Rochelle Walensky e justifikoi hapin me rritjen e shpejtë të infeksioneve të COVID-19 nga varianti Delta. Republikanët opozitarë në Kongres nuk ishin të gatshëm ta mbështesnin një vendim të tillë. Nancy Pelosi, zëdhënëse e Dhomës së Përfaqësuesve, e quajti bllokimin “një akt të madh mizorie”.

Bildergalerie Coronavirus & Obachlosigkeit | Miami, USA

Ndërsa ekonomia amerikane në përgjithësi po rimëkëmbet, qiratë janë rritur në një nivel të ri rekord . Qiratë mujore u rritën me më shumë se tetë përqind vetëm midis qershorit 2020 dhe qershorit 2021. Njerëzit me vende pune të pasigurta, me pak arsim si dhe pakicat janë ndër ata që gjithnjë e më tepër nuk janë në gjendje për të përballuar kostot në rritje të strehimit.

Coronavirus in Washington D.C. Obdachlose

Pamja e shumë qyteteve amerikane si San Francisko, Seattle, Los Angeles, Washington ose New York ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga fillimi i pandemisë korona. Parqet dhe hapësirat e gjelbra, si dhe trotuaret, janë shndërruar në kampe shatoresh për ata që nuk kanë më çati mbi kokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MORËN NË KONTROLL AFGANISTANIN/ Thesari qindra miliardësh i talibanëve
Previous article ZGJEDHJET E BUNDESTAGUT NË GJERMANI/ Baerbock, Scholz, Laschet grinden në "triel"

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT