• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALOHET NJË VRASJE ME PAGESË NË DURRËS/ 3 të arrestuar, 2 prej tyre të dënuar më parë. Sekuestrohen…. (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

PARANDALOHET NJË VRASJE ME PAGESË NË DURRËS/ 3 të arrestuar, 2 prej tyre të dënuar më parë. Sekuestrohen…. (EMRAT)

30 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Parandalohet një vrasje në Durrës. Janë arrestuar 3 persona, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Tre të ndaluarit dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës.  Sekuestrohen 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera.

Në pranga kanë rënë Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani; Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.  Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Durrës. Finalizohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Misioni”. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Tre të ndaluarit dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës.  Sekuestrohen 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që disponojnë armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Misioni”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani; Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.  Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas qarkullonin në lagjen nr.15, Durrës, me mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin Aldi Mustafa. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, të tre shtetasit kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e shërbimit të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën: 3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, 1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.  Strukturat hetimore të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë intensivisht punën hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMENDET BALOTELLI/ Ja momenti kur "Super Mario" godet shokun e skuadrës në stolin e rezervave (VIDEO)
Previous article PUBLIKON PAMJET GJATË PUNIMEVE NË TUNELIN E SKËRFICËS/ Rama: Do të jetë vepra më e rëndësishme... (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT