Te dashur miq! Cdo dite e me shume po bindem se 4 vjet me pare mora vendimin me te drejte per tu distancuar me vendosmeri nga leadershipi i Partise Demokratike!
Sot me nje propozim te paprecedente ne historine e saj 30-vjecare, Partia Demokratike do te drejtohet nga nje kupole e emeruar ne 4 vitet e ardhshme! Propozimet pa kandidate rivale te kryetarit te PDSH per te miratuar dhe jo zgjedhur emrat qe do te drejtojne partine, perbejne aktin me arbitrar ne historine e partive politike te ketyre 30 viteve!
Praktikisht individi Lulzim Basha, ka shkallmuar parimin themelor te nje sistemi politik demokratik: zgjedhjen e lire! Nje parti e djathte qe ne themel duhet te kete lirine e zgjedhjes, sot pranon emerimet e kryetarit te gjithepushtetshem, nje monarku absolut mesjetar!
Nje turp i paprecedent! Qe nga mos mbajtja e asnje pergjegjesie per humbjet e njepasnjeshme e deri te manipulimi i zgjedhjeve per kryetar te PDSH arritem ne piken e fundit te zhdukjes se votes dhe zgjedhjes se lire!
Kjo parti po vulos cdo dite e me shume rrugen e zvogelimit dhe largimit nga pushteti me shpejtesi marramendese!
Ky akt i heq te drejten cdo anetari dhe simpatizanti te PD per te kerkuar vote shqiptareve per te rrezuar “rregjimin e Rames”! Nese ka “rregjim” sot ne Shqiperi, ky eshte rregjimi i diktatit te nje njeriu ne krye te Partise Demokratike!
Nga sot e tutje ulni koken dhe mos guxoni te flisni me per zgjedhje te lira e te ndershme, institucione demokratike e deshtime te qeverise!
Ju qe do ngrinj doren sot ne ate salle, jeni shnderruar ne spektator te bindur dhe oborrtare te nje shfaqjeje te shemtuar autoritariste!


