• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Rihapja e shkollave, sa të rrezikuar janë fëmijët nga varianti Delta?
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Rihapja e shkollave, sa të rrezikuar janë fëmijët nga varianti Delta?

29 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Nxënësit në mbarë vendet po kthehen në mjediset shkollore për fillimin e vitit të ri shkollor, në një kohë kur numri i infektimeve me variantin ‘Delta’ është shtuar. Ekspertët thonë se fëmijët duket se janë më të rrezikuar nga ky variant. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Daria Dieguts, ndan disa nga shqetësimet e prindërve, të cilët duan të dinë si të mbrojnë fëmijët, sidomos ata që janë nën moshën e lejuar për vaksinime.

Që kur pandemia goditi Shtetet e Bashkuara, mbi 36 milionë amerikanë janë infektuar, rreth 4 milionë prej tyre fëmijë, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Pas një qetësie relative për disa muaj, varianti ‘Delta’ po shkakton rritje të re infeksionesh, ndërkohë që fillon së shpejti viti shkollor.

“Askush nën moshën 12 vjeç nuk është vaksinuar. Kjo nënkupton se kemi një popullatë shumë të prekshme nga virusi. Një tjetër faktor është se amerikanët hoqën maskat që në fillim të verës. Kur heq maskën, heq protokollet mbrojtëse dhe fillon të mblidhesh me të tjerë. Kjo krijon mundësi të mjaftueshme për virusin që të përhapet”,– thotë Dr. William Rszka i Universitetit të Vermontit.

Ekspertët thonë se situata është më e rëndë në jug të vendit, ku përqindjet e vaksinimeve kanë qenë të ulëta dhe varianti ‘Delta’ po përhapet shumë shpejt.

Gjithashtu, një numër guvernatorësh nga shtete si Florida, Teksasi dhe Arizona kanë bllokuar urdhrat për vënin e maskës me detyrim, megjithëse ka njoftime që shumë seksione arsimore po i sfidojnë këto vendime.

“Nëse fillon shkolla pa kërkuar me detyrim maskat, nga shtatori deri në dhjetor, pjesa më e madhe e fëmijëve në shkolla do të infektohen. I tillë është ky virus; ky variant është më ngjitës se ai i vjetshmi”,– thotë Dr. Danny Benjamin i Universitetit ‘Duke’.

Dr. Danny Benjamin, pediatër me specialitet sëmundjet infektive në Universitetin ‘Duke’, ka marrë pjesë në tre studime mbi rolin që luajnë maskat për të mbrojtur fëmijët nga infektimi me koronavirus në shkollë.

“Studiuam mbi një milion fëmijë dhe të rritur këtë pranverë, fëmijë që rrinin pranë njëri-tjetrit në autobusin e shkollës, ndiqnin mësimet pa ndërprerje në mjedise shkollore. Rezultoi që mundësia e një fëmije për të infektuar dikë tjetër në shkollë ishte më e ulët se 1 për qind falë maskave”,– thotë Dr. Benjamin.

Por ata që kundërshtojnë urdhrat për të vënë maska me detyrim argumentojnë se këto vendime shkelin të drejtat individuale, pasi secili duhet të zgjedhë vetë në këtë rast. Ka shumë që shprehim mungesë besimi tek qeveria dhe deklaratat e zyrtarëve se vaksinat nuk janë të rrezikshme.

Ndërkaq, ekspertët thonë se shtimi i ritmeve të imunizimit është çelësi për ta vënë nën kontroll virusin.

“Nëse vaksinojmë komunitetin, shkollat nuk do të jenë në rrezik. Po ashtu, çdo i rritur që ka fëmijë në shkollë apo punon në shkollë duhet të jetë vaksinuar. Nëse jo, shumë turp t’u vijë. Kur të hapen shkollat, duhet të përpiqemi të vaksinojmë të gjithë fëmijët nga 12 vjeç e sipër, pasi shumë nuk janë vaksinuar”,– thotë Dr. William Shchanffner i Universitetit Vanderbilt.

Shpejtësia me të cilën përhapet varianti ‘Delta’, e ka bërë Akademinë Amerikane të Pediatrisë të nxitë autoritetet rregullatore të miratojnë përdorimin e vaksinave kundër Covid-it për të imunizuar edhe fëmijët nga mosha 5 vjeç. Pritet që miratimi të jepet brenda pak muajsh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKENDER HYSENI/ "Ushtria" digjitale e Albin Kurtit
Previous article I DËNUAR PËR TRAFIK TË LËNDËVE NARKOTIKE/ Arrestohet në Tiranë 44-vjeçari i rrezikshëm me 4 emra (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT