• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA KOMBËTARE/ Të enjten Edi Rama shpall listën e qeverisë së re (ZYRTARE)
Home
Ekskluzive

ASAMBLEJA KOMBËTARE/ Të enjten Edi Rama shpall listën e qeverisë së re (ZYRTARE)

29 August, 2021 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Zbardhet enigma për krijimin e qeverisë së re “Rama 3”, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku Partia Socialiste u shpall fituese me 74 manadate deputetësh të fituara në rang vendi. Ashtu siç kishte paralajmëruar në mesin e kësaj jave, Edi Rama shpall javës tjetër emrat e ekipit me të cilin, ai do të drejtojë vendin deri në vitin 2025.

Burimet zyrtare thanë për Alpenews.al se ditën e enjte, datë 2 shtator, ora 10.00 do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Rendi i ditës pritet të shpallet zyrtarisht të hënën. Por nisur edhe nga praktika e viteve 2013 dhe 2017, Kryeministri Edi Rama e ka shpallur listën e ministrave të kabinitetit të tij, pikërisht në këtë periudhë përpara hapjes së sezonit të ri parlamentar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.

Deri tani është rinkonfimuar në detyrë nga Kryetari i PS Edi Rama, vetëm Elisa Spiropali, e cila do të vijojë të mbajë postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë që gjatë mbledhjes së fundit me anëtarët e kabinitetit qeverisës Rama 2, Kryeministri ka kritikuar apo ka shprehur rezerva për performancën e disa ministrave, ç’ka ka lënë të kuptohet se mund të ketë ndryshime në krye të dikastereve të tyre.

Në media siç ndodh shpesh në këtë periudhë përpara shpalljes zyrtare të përbërjes së qeverisë së re, janë lakuar disa emra që mund të largohen apo rikonfirmohen, sikundër është thënë se mund të ketë ndonjë ndryshim edhe në strukturën e qeverisë me bashkime apo ndarje të superministrive.

Të gjitha këto mbeten në kuadër të hamendësime mediatike, për aq kohë sa Edi Rama, ka treguar në 8 vitet e shkuara që është një Kryeministër që i bën publike vendimet vetëm në momentin e deklarimit të tyre zyrtar në mbledhjet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Nisur nga praktika e viteve të shkuara, në mbledhjen e së enjtes që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, mund të zgjidhet edhe Kryesia dhe Sekretariati i ri që do të drejtojë punën e PS në 4 vitet e ardhshme. Edi Rama e la të kuptohet këtë, në takimin që zhvilloi pak ditë më parë me deputetët e rinj dhe të vjetër të PS, në ambjentet e Pallatit të Brigadave.

Në tetorin e vitit të kaluar, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS që u mblodh në Teatrin Veror në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, Edi Rama njoftoi se ishte shtyrë me një vit mandati i anëtarëve të Kryesisë dhe sekretarëve. Ndaj është e mundshme që, bashkë me emrat e qeverisë së re, të mësohen edhe ato të anëtarëve të Kryesisë dhe Sekretariatit të PS.

Në kushtet kur Taulant Balla është rikonfirmuar në detyrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, edhe për mandatin e ri të 4 viteve në vijim, kjo do ti jepte fund enigmave edhe në ekzekutiv, edhe në legjislativ edhe në parti. Pas të enjtes, PS mund të ketë zyrtarizuar të gjitha postet kyçe, duke nisur punën pa u ndalur për përmbushjen e objektivave të saj politikë dhe elektoralë gjatë qeverisjes Rama 3.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Ja sesi duhet të qëndrojnë në shtrat pacientët me Covid-19, që të shmangin intubimin
Previous article E TRISHTË/ Shuhet në moshën 73-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha

Redaktor1

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT