• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET PLAGOSJA E 72-VJEÇARIT NË SHKODËR/ Arrestohet një 31-vjeçar, e përplasi me makinë dhe më pas….
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET PLAGOSJA E 72-VJEÇARIT NË SHKODËR/ Arrestohet një 31-vjeçar, e përplasi me makinë dhe më pas….

28 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një konflikt pronësie, e më konkretisht një burim uji në fshatin Shllak u bë shkak për plagosjen e një të moshuari mëngjesin e kësaj të shtune në Shkodër. Disa orë pas ngjarjes, policia njoftoi zbardhjen e ngjarjes. Kështu, në pranga ra 31-vjeçari Ferdirik Kola, si autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 72-vjeçarit Zef Pjetri.

Zyrtarisht policia thotë se përpara se ta qëllonte me armë gjahu, Kola e përplasi të moshuarin me makinë, më pas hapi zjarr duke e plagosur.

Pjetri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia thotë se në momentin e arrestimit, 31-vjeçarit iu gjet edhe arma e zjarrit, të cilën e kishte me leje.

“Në vijim të veprime të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Ferdirik Kola, 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në fshatin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Zef Pjetri 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit”, tha policia në njoftimin e saj për mediat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET E AKSIDENTIT NË LEZHË/ Momenti kur 38-vjeçari parakalon me shpejtësi dhe fluturon në ajër (VIDEO)
Previous article PAMJET E RENDA/ Burri DHUNON gruan me grushta në mes të Tiranës... (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT