• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREÇ ZOGAJ/ Çfarë i kërkon konkretisht Rama, Bashës
Home
Blog

PREÇ ZOGAJ/ Çfarë i kërkon konkretisht Rama, Bashës

11 January, 2018 luljetaautor Blog

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS-së, Kryeministri Edi Rama kishte shumë frymë në gjoks kur tha: “Unë dua t’i bëj një thirrje Partisë Demokratike  dhe kryetarit  të Partisë Demokratike”.  Solemniteti i pozës  dhe tonit paralajmëronte  një thirrje  të pagjasë. Por si të ishte penduar apo si të kishte marrë vrull kot, zoti Rama  u shfry me disa fraza libreske të përgjithshme  të tipit “opozita është  përfaqësuese e një pjesë të popullit”, “opozita duhet të përfaqësoje me dinjitet  ambicien e atyre që kanë votuar për të çelur negocitatat për anëtarësim”, e tjerë.

Gjithsesi, edhe pse duke i rënë  larg, u kuptua  se kryeministrit po i kërkonte  opzitës të bënte të vetën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, një vendim që Brukseli pritet ta marrë këtë vit për vendin tonë. Është normale, për të mos thënë e detyrueshme që kryeministri i vendit të bashkëpunojë  me opozitën  dhe me gjithë faktorët  institucionalë e shoqërorë për një ngjarje kaq të rëndësishme  në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Që t’i peshojë fjala, që të jetë i besueshëm dhe efektiv në këtë përçapje mendoj se kryeministri duhet të plotësojë minimalisht tre parakushte:

Në fillim,  para se t’ua hedhë topin të tjerëve, duhet të flasë për detyrat e veta dhe të qeverisë që drejton. Kanë detyra të gjithë,  por qeveria ka më shumë. Ajo e ka këmborën.  Shumica e shqiptarëve të interesuar e dinë se Shqipëria  duhet të përbushë pesë prioritete për të përfituar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Këto prioritete i ka caktuar prej tre vjetësh i zoti i punës, BE-ja. Katër prej tyre- dhe këtu po përmend dy ndër më kryesoret,  reformimin e admnistratës publike  dhe luftën kundër korrupsionit e krimit – janë detyra ekskluzive të qeverisë. Në asamblenë e PS-së të ditës së shtunë, meqenëse u muar jo pak me temën e negociatave, zoti Rama kishte detyrimin të raportonte para partisë së tij dhe para shqiptarëve  ku jemi me këto prioritete. Nuk foli fare. Pse? Shpjegimin e jep shprehja e njohur “në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari”. Gjendja është kaq  e rëndë sa nuk të lejon as të gënjesh apo të  lustrosh. Korrupsioni dhe krimi me ortakëri qeveritare janë problemi më i madh që ka Shqipëria në sytë e partnerëve amerikanë dhe europianë. E theksonte edhe raporti i djeshëm vjetor i CIA-s. Që Shqipëria mund të humbasë çeljen e negociatave për shkak të  korrupsionit të lartë na ka paralajmëruar në mënyrën e saj edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, zonja Vllahutin,  dhjetorin e kaluar. Qeveria propagandistike ecën me “bëje, o zot ëndërr” të gomarit para ujkut. Por kur të përplaset me të vërtetën do t’i ketë hyrë sërish në borxh ëndrrës  europiane të shqiptare, duke e vonuar për interesat e veset e saj.

Duke mos folur për detyrat e tyre, kryeministri  dhe  jesmenët e tij bëhen plotësisht të pabesueshëm dhe qesharake, kur  lajthisin ta shndërrojnë mbledhjen e  forumit të tyre partiak në një gjykatore të opozitës. A thua se nuk janë  pushteti, por antiopozita në pushtet, një institucion që nuk e ka asnjë vend në botë.

Dhe ja ku vijmë te parakushti  i dytë për suksesin e një përçapjeje   gjithëpërfshirëse: Personi që bën thirrjen duhet të jetë etik në komunikim. Edhe kur i di ndonjë të keqe kundërshtarit që do të ftojë, nuk ia përmend, nuk ia paketon si bajgë bashkë me ftesën. Se tjetri nuk ka se si të vijë pastaj. Vetëm  kryeministri i Shqipërisë i fton kundërshtarët  të bashkëpunojnë duke i akuzuar. Është një mënyrë mjaft e suksesshme për të dështuar bashkëpunimin.

Parakushti i tretë: thirrja për opozitën dhe kreun e saj duhet të jetë e drjetpërdrejtë dhe konkrete. Kështu, majë më majë e degë më degë nuk vlen.  A kishte  dhe a ka realisht zoti Rama një kërkesë  konkrete për zotin Basha? Nuk e përjashtoj se mund ta ketë.  Pse nuk e bën? Ka shumë arsye. Një arsye është kjo:  një kërkesë  konkrete do ta fuste diskutimin në  rrjedhën e politikës, e cila  operon në një fushë konceptesh, idesh, zgjidhjesh  e zhvillimesh që nuk lënë hapësirë për lojëra fjalësh, ndërkohë që zoti Rama dhe gjithë shkolla  dhe kupola e  partisë së tij janë të investuar në propagandë e diversion.  Ata duan të duken burra të mirë, sikur duan gjithpërfshirje,  por gjithë  hallin e kanë t’ia faturojnë  opozitës që tani  dështimin eventual për çeljen e negociatave.  “Është e paimagjinueshme”, tha Rama, “që për të na penguar, ata që duhet të marrin vendimin,  ta gjejnë pengesën  brenda Shqipërisë dhe ta gjejnë te qëndrimi krejtësisht i papranueshëm i opozitës dhe te ato shfaqjet e paimagjinueshme për botën normale demokratike europiane, me fishekzjarre stadiumi dhe me çizme që përdoren si sende të forta në luften politike”. Ideja  është kjo:  Shqipëria rrezikon negociatat sepse ka gjuajtur me çizme Monika dhe kanë  ndezur fishekzjarre stadiumi disa deputetë të PD-së!  O, Zot!  Askush nuk ia mohon Ramës të drejtën  t’u përvishet me gjithë talentin e tij çizmes  dhe fishekzjarreve. Ka edhe opozitarë që kanë rezerva për gjestet që kalojnë në eksese. Por të predikosh rrezikimin e  negocitatave nga çizmet e Monikës apo fishekkzjarret e  Salianit, fjala vjen,  kjo është demagogji e pastër. Është fyerje për prioritetet që ka caktuar BE. Le të ndezë  ditë natë opozita fishekzjarre,  le të hedhë një dyqan me çizme në drejtim të karriges së kryeministrit,  negociatat nuk ka forcë t’i ndalë nëse përmbushen pesë prioritetet. Sikurse nuk ka  paqe  qeveri-opozitë që mund t’i çelë nëse nuk përmbushen .

Siç  rrezikohet  nga korrupsioni dhe krimi, çelja e negociatave mund të rrezikohet edhe nga vonesat  eventuale në zbatimin e reformës  në drejtësi.  Këtu po që mund të ketë një propozim  dhe një thirrje konkrete të Ramës për Bashën. Një  thirrje për të rakorduar në komisionet parlamentare një  kalendar konkret për ngritjen e  organeve kushtetuese të reformës. Reagimi i Bashës në këtë rast nuk mund të jetë veçse pozitiv. Opozita po ngulmon për zbatimin  e  reformës në drejtësi  ashtu siç  është vendosur në kushtetutë. Opozita mund të bëhet vetë protagoniste e përshpejtimit

Po a është kjo thirrja  që nuk bëri Rama?

Nuk e dimë.

Nëqoftëse është kjo, por nuk e bëri dot, do të duhet të themi,  duke i huazuar fjalorin në këtë rast, se ka frikë nga thirrja  e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Presidenti Meta për vizitë tek Ija, kërkesa e saj do ju bëjë të qeshni me lot
Previous article “Kemali”, ky zemërthyes i vajzave, do t’ju çmendë me fotot e fundit

luljetaautor

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT