• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARGIMI I MARK MARKUT/ Habit Tritan Shehu: Nuk shoh asnjë shkërmoqje të PD-së
Home
Politikë

LARGIMI I MARK MARKUT/ Habit Tritan Shehu: Nuk shoh asnjë shkërmoqje të PD-së

27 August, 2021 F.autor Politikë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e Mark Markut, i cili u tregua dhe mjaft i ashpër me kryedemokratin Lulzim Basha. Në një lidhje me Skype në “A2CNN”, Shehu tha se një gjë e tillë mund të ndodhë në çdo parti të botës dhe se është vendim krejtësisht personal.

I pyetur nëse kritikat e Markut dhe “Grupi per PD-në” që ka kërkuar publikisht largimin e Bashës po çojnë në një ‘shkërmoqje’ të partisë, Shehu tha se nuk shikon asgjë të tillë. Sipas tij, PD-ja është e vetmja parti që do të nxjerrë Shqipërinë nga bataku ku e ka futur ky regjim.

“Vendimet janë personale dhe në demokraci lejohen vendimet personale. Një sërë elementësh janë stabilizuar, një sërë elementësh të tjerë do të kristalizohen në mbledhjen e radhës. Ne patëm një kongres ku gjërat u thanë hapur, edhe kritikat. Është një zhvillim që ka filluar, ka krijuar themelin dhe po vijon të rritet.

Ne do të çojmë çmos që vendi ynë të dalë nga humnera që ky regjim po e çon çdo ditë e më tepër. Kjo gjë bëhet duke qenë present, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë, sheshet, parlamentin, rrugën, njerëzit dhe në këtë mënyrë e përmbushim detyrën tonë.

E para njëherë PD-ja ka rezituar në shumë momente të vështira. Mendoj se PD-ja do të dijë të dalë dhe të bëjë ndryshimet që i duhen Shqipërisë. Unë nuk shoh shkërmoqje, shoh mobilizimin e të gjitha resurseve të Partisë Demokratike e kapitaleve të saj.

Në do të arrijmë ta nxjerrim këtë vend nga ky batak. Partia Demokratike ëhstë një parti e hapur dhe gjithsekush ka mendimet e veta. Zgjedhjet i bën çdo individ vetë. Janë vendime personale, nuk mund të hyj në këto gjëra. Dorëheqja është një vendim personal, mund të ndodhë në çdo parti demokratike të botës.

Nuk e komentoj këtë gjë që e bën një njeri kur mendon se duhet të japë dorëheqjen nga diçka. Unë mendoj se kemi elementë të tjerë për të parë, hapjen e sezonit të ri parlamentar, strukturimin e luftës opozitare. Nuk dua të bëjë asnjë analizë. Vendimet janë personale, në demokraci ka vend për to. Unë i kam dhënë mendimet e mia se ku duhet të fokusohet Partia Demokratike,”- tha Shehu ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ERDHËM NGA FERRI NË PARAJSË..."/ Rama viziton afganët në Durrës: Shijojeni Shqipërinë! Ia dolët...
Previous article DURRËS/ Rama shkon në hotelet ku janë strehuar AFGANËT, u jep dhurata fëmijëve. Qytetarja: Faleminderit për bujarinë

F.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT