• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“COVIDI VIJON GJATË…”/ Studimi: Shërimi mund të zgjasë për më shumë se NJË VIT
Home
Nderkombetare

“COVIDI VIJON GJATË…”/ Studimi: Shërimi mund të zgjasë për më shumë se NJË VIT

27 August, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Sipas një raporti të ri të botuar në një nga revistat më të rëndësishme në fushën e mjekësisë, simptomat që zgjasin edhe pasi një person e ka kaluar COVID-19-n, kuptohen pak nga mjekësia.

Në revistën “The Lancet” thuhej se të kuptuarit e këtyre simptomave përbën “një sfidë për mjekësinë moderne me rëndësi parësore”, për një përgjigje të përshtatshme ndaj kësaj çështjeje.

Sipas revistës shërimi nga i ashtuquajturi “COVID-i i gjatë” mund të zgjasë më shumë se një vit.

Simptomat që zgjasin në kohë përfshijnë “lodhje të vazhdueshme, gulçim, mjegullim të trurit dhe depresion”.

Sipas revistës gjetja e përgjigjeve rreth misterit që paraqet “COVID-i i gjatë” do të kërkojë përdorimin e plotë të njohurive shkencore e mjekësore krahas ofrimit të një trajtimi me dhembsuri e shumëdisiplinësh ndaj atyre që janë prekur nga sëmundja.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara me qindra mijëra njerëz, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë qiranë e shtëpisë gjatë pandemisë, përballen me mundësinë e dëbimit pas një vendimi të Gjykatës së lartë për të mos e zgjatur një moratorium mbarëkombëtar mbi dëbimet, të vendosur gjatë pandemisë. Tre nga gjykatësit nuk u pajtuan me këtë vendim.

Jen Psaki, sekretarja e shtypit e Presidentit amerikan Joe Biden, tha në një deklaratë se “si rezultat i këtij vendimi, familjet do të përballen me ndikimin e dhimbshëm të dëbimeve dhe komunitetet në të gjithë vendin do të përballen me një rrezik më të madh të ekspozimit ndaj COVID-19”./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARRITJE E PAPARË"/ Abazoviç për kokainën e kapur në Mal të Zi: Vlen mbi 100 milionë euro
Previous article PAS NDARJES NGA ORIOLA/ Eros Grezda komenton në foton e modeles së njohur dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT