• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI QAU NË JALË/ Vasili nxjerr në ankand kartopecetën me të cilën i fshiu lotët Monikës
Home
Politikë

PASI QAU NË JALË/ Vasili nxjerr në ankand kartopecetën me të cilën i fshiu lotët Monikës

27 August, 2021 Delo.autor Politikë

Arditi ecën drejt skenës. Vëmendja e të gjithëve është drejtuar tek ai.

Edhe pse përqendrohet mirë e mirë me mikrofonin në dorë e me sytë në sytë e kryetares, e ndjen se ka nevojë për një trio shoqëruesish pranë vetes.

Fton disa nga ata që kanë drejtuar LRI-në.
Dalin edhe ato një e nga një e zenë vend përkrah tij, sipas regjisë së porositur më parë.
Përqendrohen edhe ata.
Gjithë sy e veshë, impostohen duke fiksuar grimasa solemniteti si ato të skulpturave të realizmit socialist me të rinj aksionistë me kazmë dhe pushkë në dorë.
Veçse këta me Arditin pa kazma dhe pushkë.
Marrin drejtqëndrim më këmbët hapur në gjerësinë e supeve, super drejt e sup më sup me shokun pranë, gjokset para dhe kokën lart e vështrimin tutje në horizont.

Heshtje e thellë. Të gjithë të përqëndruar të dëgjojnë.

Arditi flet:
“Ne jemi këtu, ne nuk dorëzohemi, ne do vazhdojmë dhe do fitojmë.
Të gjithë ata që më njohin, e dinë shumë mirë që unë nuk vuaj as nga ndjenjat e servilizmit apo të një natyre tjetër, por kam një falenderim të jashtëzakonshëm dhe të madh për Monika Kryemadhin, sepse në këto zgjedhje bëri një revolucion të vërtetë në drejtim të harimit të listave dhe në drejtim të marrjes përsipër të përgjegjësive nga ana e të rinjve. Dhe kjo ka vetëm një meritë e cila është e zonjës Kryemadhi, prandaj dua një falenderim të jashëzakonshëm”.

Kaq ishte. Kjo u desh.

Arditi gjithë kënaqësi, i vetëndjerë i lumtur që të gjithë e besuan se nuk e bënte nga servilizmi, i zhvendos sytë gradualisht nga sytë e kryetares për tek ato pa ngjyrë të Petrit Vasilit.
Ai është i vetmi që mund ta kuptojë në këtë detajin e të mos qënit servil, dhe kur pa që edhe ai u kënaq, u ndje i qetë dhe mori frymë i lehtësuar.

Sheh Monikën të përlotet, dhe ndjen një zë nga brenda t’i thotë: -ia dole.
Lot, emocion, duartrokitje.

Mirëpo e gjithë kjo skenë me kaq shumë emicion e dramaticitet dhe lotë, nuk mund t’i shpëtonte atij, të përherëshmit në gatishmëri, “djaloshit” me numrin 362.

Vetë Petrit Vasilit.Titi menjëherë nxjerr një kartopecetë që e mbante poshtë kapeles dhe sipër kokës, dhe i nxiton t’i fshijë lotët Monës së emocionuar, ndërkohë që nuk e fsheh irritimin që turrma nuk po bërtet: “Mona-Mona je e jona”.

Por nuk duhej dhënë vetja, duhej kaluar pa rënë në sy ky moment.
Një gjest prej xhentili të vërtetë. Përkujdesje prej lotfshirësi të thekur.

Të gjithë të pranishmit u mekën dhe pas një “Uuuuuuaaaaaa-je” të gjatë, shpërthyen në ovacione të mëdha!

Ja, ky është unitet brenda partisë. Kjo është forca jonë, thoshte me vete gjithë ngazëllim Petriti.

Akti i tij u komentua gjatë nga të gjithë në kamp, pothuaj gjatë gjithë natës.

Të gjithë thonin:
“-Bravo Petriti, i lumtë!”
-Tani po, e meriton të jetë deputet edhe pa vota.

Mirëpo ku ta dinin ata të shkretët kampistë se gjetiu e kishte hallin Petriti.

Ai kishte vendosur që lotët e kryetares në kartopecetën e tij, t’i shndërronte në diamant.

Sipas shembullit të një vajze që mori kartopecetën me lotët e Mesit kur iku nga Barcelona dhe e nxorri në ankand, edhe Petriti me numërin 362 do të bëjë të njejtën gjë.

Kartopecetën me lotët e Monikës do ta nxjerrë në ankand para parlamentit, ditën e parë të çeljes së punimeve.

Ide gjeniale.

Deputetët duke hyrë do të kenë fatin ta blejnë.

Me këtë ide në kokë vuri kokën mbi jastëk e mbylli sytë për të fjetur.

Ndërsa mendonte veten ditën e ankandit, nën përhumbjen e praggjumit ndjeu t’i avitej nëpër natë prej malit të Mjegulloshit kënga me vargjet:

“Të keqen “nona” o nur…
gjisma turk, gjisma kaur…”/CNA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KAZAKISTAN/ Shpërthen depo e municioneve, të paktën 5 të vdekur (VIDEO)
Previous article EKZEKUTIMI NË MALËSINË E MADHE/ Nga vrasja me armën e shërbimit, tek ikja në Angli. Ja kush është ish-polici

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT