• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI TERRORIST NË AEROPORTIN E KABULIT/ 60 viktima dhe 140 të plagosur nga dy shpërthimet (FOTO+VIDEO)
Home
Nderkombetare

SULMI TERRORIST NË AEROPORTIN E KABULIT/ 60 viktima dhe 140 të plagosur nga dy shpërthimet (FOTO+VIDEO)

26 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Skena lufte janë parë në Kabul teksa dy shpërthime të njëpasnjëshme goditën turmën jashtë aeroportit. Zyrtarisht janë 60 viktima, mes të cilëve 10 ushtarë amerikanë dhe burra, gra e fëmijë afganë që prisnin të largoheshin nga qyteti dhe vendi i tyre.

Një re tymi u ngrit mbi qiell pas shpërthimeve teksa paniku përfshiu turmën jashtë aeroportit, me të plagosurit e gjakosur transportoheshin në spital me mjete rrethanore si karrocat.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Shpërthimet ndodhën afër portës Abbey, ku ishin stacionuar trupa britanike dhe afër hotelit Baron po ashtu vendqëndrim i britanikëve.

Sipas zyrtarëve amerikanë, bëhet fjalë për sulme kamikaze të organizuara të disa personave që më pas nisën të qëllonin me armë. SHBA nëpërmjet ambasadës në Kabul ka bërë thirrje që të qëndrohet larg portave hyrëse dhe të mos udhëtohet drejt aeroportit.

Prej mëse 1 jave talebanët kanë marrë kontrollin e vendit duke shtyrë mijëra afganë ti drejtohen aeroportit të Kabulit për tu arratisur. Deri më 31 gusht është afati i lënë sipas paktit mes SHBA dhe talebanëve teksa deri më tani janë evakuar mbi 100 mijë qytetarë.

Sot ishte paralajmëruar një sulm terrorist nga ISIS sipas agjencive të inteligjencës së disa vendeve perëndimore dhe jo për rastësi sulmet ndodhën me dy shpërthime e të shtëna armësh në perimetrin dhe një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit duke lënë pas 13 viktima e qindra të plagosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE VAJZAT EKSPLORONIN JUGUN/ Pak orë para tragjedisë me pesë viktima, të rejat pozuan hipur mbi... (FOTO)
Previous article VIJON KAOSI/ Shpërthim i tretë i fuqishëm në Kabul. Shtullunga tymi në ajër (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT