Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qafën e Muzinës, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Land Rover” me një fugon, kanë humbur jetën pesë persona.
Policia ka bërë me dije se pesë personat që kanë humbur jetën ishin pasagjerë në mjetin tip furgon.
Ndërkohë drejtuesja e mjetit tip “Land Rover” është transportuar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.


