• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MISTERI I PLAGOSJES NË TIRANË/ 34-vjeçari u paraqit në spital me plagë thikë, kamerat e sigurisë së disa bizneseve…
Home
Aktualitet
Kronikë

MISTERI I PLAGOSJES NË TIRANË/ 34-vjeçari u paraqit në spital me plagë thikë, kamerat e sigurisë së disa bizneseve…

26 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një 34-vjeçar është paraqitur dje në Spitalin e Traumës me plagë thike në pjesën e barkut, pa shpjeguar se kush e kishte goditur.

Ngjarja, sipas tij, kishte ndodhur rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, por ai vetë pretendon se nuk e njeh personin që e ka sulmuar me një mjet prerës.

Burime nga Policia thanë se i plagosuri është Gerian Nano, 34 vjeç, dhe pasi mori ndihmën e parë mjekësore ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit”, tha Policia në njoftimin paraprak.

Megjithatë, rrethanat se si ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta për Policinë e Tiranës.

Policia ka ngritur grupin hetimor që ka kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes, ku janë këqyrur edhe pamjet e disa kamerave sigurie të bizneseve të ndryshme në Rrugën e Barrikadave, me qëllim identifikimin e autorit të ngjarjes.

Por nga ana tjetër, kamerat po verifikohen edhe për të sqaruar rrethanat e sulmit, që nuk është shpjeguar qartë nga i plagosuri, i cili pretendon se nuk është në gjendje të flasë shumë për shkak të plagëve që ka marrë.

Për këtë arsye, është vendosur që ai të pyetet më hollësisht në një moment të dytë, kur gjendja e tij shëndetësore të jetë më e stabilizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BË BABA PËR HERË TË DYTË/ Valdrini zbulon emrin e veçantë që i vendosi vajzës (FOTO)
Previous article "JAM BIZNESMEN DHE..."/ Ekzekutoi Xhuljano Bullarin, ja çfarë shkruante në "FB" Bledar Selmanaj pas krimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT