Një modele 36-vjeçare është sulmuar barbarisht nga një leopard në Gjermaninë Lindore.
Gruaja ka pësuar lëndime të shumta nga sulmi i grabitqarit. Policia tha se ajo është dërguar në spital me dëme të rënda.
Tabloidi gjerman Bild e identifikoi modelen si Jessica Leidolph, ndërsa shkruan se leopardi e ka kafshuar në gjoks, vesh e më pas në kokë.




