• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KY REALITET I RI ËSHTË I HIDHUR”/ Merkeli: Evakuimi nga Afganistani përfundon brenda pak ditësh
Home
Nderkombetare

“KY REALITET I RI ËSHTË I HIDHUR”/ Merkeli: Evakuimi nga Afganistani përfundon brenda pak ditësh

26 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Merkel mbrojti vendimin e vonuar për evakuimin e punonjësve të ndihmës dhe punonjësve lokalë nga Afganistani. Në Bundestag ajo foli për një “dilemë”. Por Gjermania nuk ndoqi rrugë të veçantë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur se transporti ajror në Afganistan do të përfundojë “brenda pak ditësh”.  Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ish-punonjësit lokalë dhe njerëzit e tjerë në nevojë në Afganistan nuk do të mbrohen, tha Merkeli në deklaratën në emër të qeverisë para Bundestagut. Ajo tha se po punohet “në të gjitha nivelet”.

Në fjalën e saj, kancelarja foli për një vendim të vështirë në lidhje me tërheqjen e punonjësve lokalë.  “Le të përfytyrojmë për një çast që Gjermania të mos kishte filluar vetëm tërheqjen e Bundeswehr-it në pranverë, por edhe tërheqjen e punonjësve lokalë e të organizatave ndihmëse gjermane. Disa do ta kishin vlerësuar këtë me siguri si kujdes parashikues”, tha ajo. Nga ana tjetër dikush do të ishte përballur me akuzën e braktisjes së njerëzve në Afganistan. “Të dyja perspektivat janë të justifikuara,” tha Merkeli.

Nuk shmanget përgjegjësia

“Në atë kohë, qeveria federale pa shkaqe shumë të forta për të vazhduar të ndihmonte njerëzit në Afganistan, pasi trupat të ishin tërhequr, të paktën në aspektin e bashkëpunimit të zhvillimit,” ndihmë bazë shumë specifike, që nga maternitetet në furnizimin me ujë dhe energji elektrike”, tha Merkeli. Për këtë ishim ende të varur nga ekipet vendase, shumë prej të cilëve ishin të gatshëm të vazhdonin punën në Afganistan.

Berlin | Sondersitzung Bundestag Afghanistan Merkel

“Unë definitivisht nuk dua të zhvendos përgjegjësinë për vendimet e marra mbi këta njerëz dhe qëndrimin e tyre ndaj ndihmës.” Në retrospektivë, është e lehtë të analizosh dhe vlerësosh situatën “Më pas, të dish gjithçka dhe ta parashikosh atë saktësisht është relativisht e lehtë”, tha Merkeli. Por vendimi duhej të merrej në situatën në atë kohë. Tani të gjitha përpjekjet janë përqendruar “në fluturimet e evakuimit.

Shpejtësia e zhvillimit u nënvleftësua

Merkeli i quajti zhvillimet e ditëve të fundit “të tmerrshme”.  Për shumë njerëz në Afganistan ato janë “një tragjedi e madhe”.  Talibanët “tani janë një realitet në Afganistan dhe shumë njerëz në Afganistan kanë shumë frikë,” tha kancelarja. “Ky realitet i ri është i hidhur”. Qeveria e saj nuk do të “frikësohet” as nga bisedimet me talebanët radikalë islamikë.  “Qëllimi ynë duhet të jetë të ruajmë sa më shumë ndryshimet që kemi bërë në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit.” Zhvillimet janë gjithashtu të hidhura për aleatët që kanë luftuar atje për vite me radhë për struktura liberale dhe kundër terrorizmit. Kancelarja deklaroi se ka qenë gjithmonë e qartë “se i gjithë operacioni me plotëkuptimin e fjalës qëndron dhe bie me qëndrimin e ushtarakëve më të fortë në aleancë – SHBA”.

Komuniteti ndërkombëtar priste edhe se do të kishte luftime me talebanët e forcuar. Por befasi ishte shpejtësia me të cilën forcat afgane të sigurisë hoqën dorë nga rezistenca e tyre – përkatësisht që ata as do ta nisnin rezistencën.  Kjo u përshpejtua edhe në momentin kur udhëheqja politike e Afganistanit u largua nga vendi.

“Ne të gjithë padyshim e nënvlerësuam shpejtësinë e zhvillimit. Kjo vlen edhe për Gjermaninë.” Merkeli tha se Bundeswehri kishte larguar me fluturime më shumë se 4.600 persona nga Afganistani deri tani. Kanë qenë njerëz nga gjithsej 45 kombe, pothuajse gjysma e tyre gra.  Merkeli theksoi se nuk kishte pasur asnjë rrugë të veçantë për Gjermaninë në Afganistan.  Gjithçka bëhet në koordinim të ngushtë me aleatët./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GJERMANI/ Leopardi sulmon modelen, ndërron jetë e reja (FOTO)
Previous article DO TË SHITESHIN PËR 10 MIJË EURO/ 50-vjeçari kapet me 4 mina me telekomandë, i kishte të lidhura me... (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT