• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGRE AKUZA NDAJ QEVERISË GJERMANE/ Janine Wissler kërkon një rend ekonomik botëror të drejtë
Home
Nderkombetare

NGRE AKUZA NDAJ QEVERISË GJERMANE/ Janine Wissler kërkon një rend ekonomik botëror të drejtë

25 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në një intervistë për DW kryetarja e partisë E Majta, Janine Wissler, ngre akuza masive ndaj qeverisë gjermane për zhvillimet në Afganistan dhe kërkon një rend ekonomik botëror të drejtë.

Kanë mbetur vetëm disa javë deri në zgjedhjet e parlamentare dhe rezultati i tyre rrallë ka qenë kaq i hapur sa këtë herë. Janine Wissler, kandidatja kryesore e partisë E Majta, tha në një intervistë për DW: “Ne kemi nevojë për një rend ekonomik botëror të drejtë, me fjalë të tjera, nuk duhet që vendet e pasura të shfrytëzojnë burimet minerale të vendeve më të varfra. Ne duhet të ndalojmë dërgimin e armëve në të gjithë botën, të ndërpresim mbështetjen e diktatorëve. Në vend të kësaj, ne duhet të përqendrohemi shumë qartë në bashkëpunimin për zhvillim dhe në përmirësimin e situatës humanitare.”

Uria dhe ndryshimet klimatike

Sipas saj Gjermania duhet të luftojë kundër urisë në të gjithë botën dhe kjo është e nevojshme urgjentisht. “Në këtë mënyrë ne mund të eliminojmë shkaqet e largimit dhe emigrimit. Natyrisht që duhet të luftojmë edhe ndryshimet klimatike, pse edhe ato sigurisht që do t’i bëjnë disa rajone të pabanueshme. Por unë mendoj se gjëja kryesore është që Gjermania vërtet të mbështetet në një politikë të jashtme paqësore. Kjo do të thotë të mos eksportojmë armë dhe amatime në të gjithë botën, dhe pastaj të dërgojmë Bundeswehrin në misione lufte, por të mbështetemi tek zgjidhjet civile.

DW Interview BTW Janine Wissler Die Linke mit Chimbelu und Romaniec

Qëndrimi ndaj Afganistanit

Partia E Majta gjithmonë voton kundër angazhimit të ushtrisë gjermane Bundeswehr në vende të huaja. Lidhur me rolin e Gjermanisë gjatë zhvillimeve të fundit në Afganistan ajo thotë: “Natyrisht gjëja e parë që duhet bërë sot dhe ditët e ardhshme  është të shpëtojmë sa më shumë vetë që të jetë e mundur nga Afganistani. Por sigurisht që tani duhet edhe të themi se pas 20 vitesh luftë në Afganistanpas 20 vitesh angazhimi të Bundeswehrit atje, pas dhjetëra mijëra vdekjesh, ky vend për fat të keq nuk është bërë më paqësor, apo më i sigurt, përkundrazi – ne po përjetojnë një katastrofë. Dhe kjo është arsyeja pse ky angazhim ishte një gabim që në fillim. Vetëm angazhimi i Bundeswehrit aty kushtoi 12.5 miliardë euro. Pa mendoni se ç’mund të ishte bërë me këto para për të përmirësuar situatën humanitare në Afganistan?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Para-atletët të vlerësohen si sportistë profesionistë
Previous article ZONA 500 VJEÇARE NË AUGSBUEG/ Fuggerei: Projekti më i vjetër i strehimit social në botë

Delo.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT