Një ditë pas atentatit në Lushnjë ku u vra Bledar Muça duke pirë kafe në lokalin e tij, RENEA ka zbarkuar në Lezhë, Durrës, Shkodër.
Burime nga policia e Durrësit për Report Tv bëjnë me dije se kontrollet kryehen për të shpallurit në kërkim mes tyre 2 autorët e vrasjes së Muçës. Deri më tani nga kontrollet kemi dhjetëra të shoqëruar.
Në fokus janë dhe personat që qarkullojnë me armë zjarri apo të dyshuar si autorë kundër personit dhe pronës. Kontrollet do vijojnë dhe ne qytete te tjera.


