• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA DEBATI PËR BREGOVIC TEK “OPEN BALKAN”/ Rama: Një rrugë më shumë për interesat tona, ta shtyjmë fort përpara
Home
Politikë

NGA DEBATI PËR BREGOVIC TEK “OPEN BALKAN”/ Rama: Një rrugë më shumë për interesat tona, ta shtyjmë fort përpara

24 August, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Teksa u është përgjigjur komentuesve që kanë kritikuar ardhjen e këngëtarit Goran Bregoviç në një koncert në Korçë, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te Ballkani i Hapur. Sipas kryeministrit Ballkani i Hapur është një rrugë më shumë për interesat tona dhe se duhet të shtyjmë fort përpara për të mirën e të gjithëve.

“Askush nuk të kërkon të harrosh asgjë, por e para mos ua bëj të tjerëve të këqiat që të kanë bërë ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre një muzikant vetëm pse flet gjuhën e tjetrit, sic bëjnë ata me ata që flasin gjuhën tonë dhe e dyta, Ballkani i Hapur është një rrugë më shumë për interesat tona, prandaj s’kemi cfarë presim po duhet të shtyjmë fort përpara për të mirën e krejt fëmijëve tanë”, shkruan Rama.

Komentuesit kanë hedhur akuza se kryeministri krahasoi Dua Lipën me Bregoviç, por Rama sqaroi paraditen e sotme se kjo nuk ka ndodhur dhe komentet sipas tij të kinse patriotëve nuk mund të vazhdojnë me histerinë e tyre fashiste në asnjë lloj gjuhe, as në serbisht dhe as në shqip, dhe se populli shqiptar nuk duhet të jetë kurrë shëmbëlltyrë e urrejtjes. Për kryeministrin Edi Rama janë njëlloj si serbët që shajnë Dua Lipën ashtu edhe shqiptarët që bënë pa fakte kriminel serb Bregoviçin. Një ditë më parë Rama i cilësoi debatet dhe akuzat ndaj Goran Bregoviçi i cili këndoi në Korçë, të nxitura nga politika qorre dhe ‘zjarrnxitës mendjefikur’ të Prishtinës e Tiranës. Shumë personazhe publikë bënë thirrje për  braktisjen e koncertit të Bregoviç pasi e cilësuan atë si “anti-shqiptar” dhe frymëzues për masakrat serbe në Kosovë, gjatë 1999,  përmes këngët së tij “Kallashnikov”.

Replika e kryeministrit me qytetarin:

Komentuesi: Kryeministër nuk e di pse e bëre këtë për çfarë arsye me siguri ke ndonjë arsye të fortë qe ftove at shkaun ne Korçë por njo dije qe ne ne Kosov i kemi ende plaget e hapura Dhe diçka për Ballkanin e Hapur si mundemi ne kosovaret t’i harrojmë aq kollaj krimet e bera ne Kosovë nga kriminelet shkje ndoshta nuk u kon koha e duhur për këtë ndoshta u dasht me prit edhe disa vite ose disa dekada.

Rama: Askush nuk të kërkon të harrosh asgjë, por e para mos ua bëj të tjerëve të këqiat që të kanë bërë ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre një muzikant vetëm pse flet gjuhën e tjetrit, sic bëjnë ata me ata që flasin gjuhën tonë dhe e dyta, Ballkani i Hapur është një rrugë më shumë për interesat tona, prandaj s’kemi cfarë presim po duhet të shtyjmë fort përpara për të mirën e krejt fëmijëve tanë!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE TALEBANËT JANË NJË KËRCËNIM I MADH? Ja çfarë zbulon për mediat ministri rus i Mbrojtjes
Previous article PASI DHANË LAJMIN E BUKUR/ Marina dhe Getoari arratisen nga Shqipëria (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

INAGURI I MATERNITETIT "MBRETËRESHA GERALDINË"/ Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin Politikë

INAGURI I MATERNITETIT "MBRETËRESHA GERALDINË"/ Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

"NË SHTATOR REFORMA E RE"/ Ministrja Ibrahimaj: Nëse kriza me çmimet do të jetë mbi pritshmëritë... Politikë

"NË SHTATOR REFORMA E RE"/ Ministrja Ibrahimaj: Nëse kriza me çmimet do të jetë mbi pritshmëritë...

DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun Breaking News

DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT