• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI…/ Astronautët kinezë kryejnë daljen e dytë jashtë për ndërtimin e stacionit hapësinor
Home
Teknologji

PROJEKTI…/ Astronautët kinezë kryejnë daljen e dytë jashtë për ndërtimin e stacionit hapësinor

21 August, 2021 F.autor Teknologji

Astronautët kinezë kanë përfunduar aktivitetet e tyre jashtë dhe janë kthyer në modulin kryesor të stacionit hapësinor “Tianhe”, njoftoi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Kozmonautë e Kinës .

Kjo është dalja e dytë jashtë e astronautëve gjatë ndërtimit të stacionit hapësinor të Kinës. Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Kozmonautë e ka shpallur atë një sukses të plotë.

Astronautët Nie Haisheng dhe Liu Boming dolën nga moduli bazë në mëngjesin e së premtes dhe përfunduan të gjitha detyrat e planifikuara pas afërsisht gjashtë orësh. Ata u kthyen në modulin kryesor të stacionit hapësinor në 2:33 të pasdites sipas orës së Pekinit, rreth një orë përpara kohës së përcaktuar.

Astronauti Tang Hongbo qëndroi brenda “Tianhe” duke bashkëpunuar me Nie dhe Liu për kryerjen e operacionit.

Detyrat e planifikuara, duke përfshirë instalimin e pompave të zgjatuara dhe ngritjen e kamerës panoramike, u realizuan me bashkërendim të ngushtë midis hapësirës dhe tokës, si dhe midis astronautëve brenda dhe jashtë anijes.

Tre astronautët u dërguan në hapësirë me anijen kozmike “Shenzhou-12” dhe hynë në “Tianhe” më 17 qershor. Liu Boming dhe Tang Hongbo e kryen daljen e parë jashtë modulit më 4 korrik.

Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-12” do të vazhdojë të kryejë eksperimente lidhur me shkencën e teknologjinë e hapësirës para kthimit të planifikuar në mes të shtatorit.

Deri më tani, projekti hapësinor i Kinës ka kryer shkëmbime dhe bashkëpunim me agjencitë hapësinore të shumë vendeve, Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Hapësirës Kozmike dhe organizata të tjera të fluturimeve hapësinore. Veçanërisht që nga viti 2016, Kina dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Hapësirës Kozmike kanë bashkëpunuar dhe po kërkojnë në mënyrë aktive të zbatojnë projekte bashkëpunimi në stacionin hapësinor kinez. Deri tani Kina ka përzgjedhur nëntë projekte të lidhura me 17 vende.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARJE HESAPESH/ 47-vjeçari grek vritet barbarisht me thikë e çekiç në kokë, kalimtarët panë të gjithë skenën
Previous article DALIN PAMJET/ Ish-presidenti Ghani u largua nga Afganistani, vëllai i tij bashkohet me talebanët

F.autor

Postime të ngjashme

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri Teknologji

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT