• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTA E ÇMENDUR E TË RINJVE ME DROGË NË ITALI/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar pasi u kap me kokainë e hashash në makinë
Home
Aktualitet
Kronikë

FESTA E ÇMENDUR E TË RINJVE ME DROGË NË ITALI/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar pasi u kap me kokainë e hashash në makinë

21 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një festë ilegale ku të rinjtë nga Evropa që prej të premtes së kaluar, tërboheshin me drogëra u ndalua nga policia dy ditë më parë në fshatin Valentano, pranë Romës, ndërsa në lidhje me skandalin vijojnë të publikohen të tjera lajme. Sipas mediave italiane, autoritetet kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, pasi iu gjetën 199 gramë hashash marijuhanë e kokainë në automjet.

Për policinë, 32-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka thënë se sasinë e lëndës narkotike që kishte me vete, do ta çonte te festa. Shqiptari u arrestua në Chiusi, provinca e Sienës.

Droga ishte e futur në një kapuç, nën xhamin e përparëm të makinës. Rreziku i imitimit të kësaj feste është shumë i madh, ndërsa një nga pjesmarrësit tregoi se destinacioni i radhës është Shqipëria, më 1 shtator.

“Takimi tjetër është përcaktuar 1 shtatori në Shqipëri. Por detajet në lidhje me eventin do të bëhen publike në grupet e Telegramit”, thotë ai.

Polemikat në Itali nuk ndalen, ndërsa shumë i mëshojnë faktit se me sa lehtësi u organizua një festë e një madhësie të tillë, me rreth 10 mijë njerëz nga e gjithë Europa.

Në festën e çmendur, të quajtur “Rave Party”, janë përdorur e tregtuar lëndë të shumta narkotike, ndërsa pjesmarrësit mblidhen individualisht dhe informohen përmes grupeve në Telegram ose ËhatsApp, e po ashtu edhe përmes fletushkave.

Festa e organizuar është pa rregulla dhe e tërbuar, ku të rinjtë festojnë me muzikë të lartë dhe konsumojnë lëndë narkotike.

Në Itali, policia u detyrua të ndërhyjë pas vdekjes së një 25-vjeçari. Burri, i lindur në Londër, por banues në veri të Italisë, u gjet i vdekur në një liqen pranë Viterbo të hënën pasi mori pjesë në festën ilegale dhe mbajtja e një të mundshme në Shqipëri normalisht duhet parë me shqetësim.

Eventi për të parën herë është organizuar në Francë dhe më pas pati tentativa për tu mbajtur edhe në Belgjikë dhe Gjermani, por të cilat dështuan për shkak të ndërhyrjes policore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS PELIGRINAZHI NË MALIN E TOMORRIT/ Rama nxjerr pamjet e rrugës së re për të uruar fundjavë të mbarë
Previous article E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës, dyshohet për një viktimë

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT