• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET VEPRUAR”/ Deutsche Welle thirrje qeverisë gjermane: Talebanët kanë rrëmbyer një gazetar, vranë një përkthyes…
Home
Nderkombetare

“DUHET VEPRUAR”/ Deutsche Welle thirrje qeverisë gjermane: Talebanët kanë rrëmbyer një gazetar, vranë një përkthyes…

20 August, 2021 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Gazetarët dhe familjet e tyre në Afganistan janë në rrezik jete. Këtë e tregon edhe rasti i vrasjes së familjarit të një gazetari të Deutsche Welle-s.

Talibanët në përndjekje të një gazetari të Deutsche Welles, kanë qëlluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër. Talibanët kishin kërkuar shtëpi më shtëpi për gazetarin, që ndërkohë punon në Gjermani. Pjesëtarë të tjerë të familjes së gazetarit mundën të largoheshin në sekondat e fundit dhe janë në arrati.

Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg, e dënoi ashpërsisht vrasjen dhe kërkoi nga qeveria gjermane të veprojë. “Vrasja e një familjari të afërm të njërit prej redaktorëve tanë është shumë tragjike dhe provon rrezikun akut, në të cilin ndodhen punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan. Talibanët si në Kabul edhe në provinca me sa duket kanë filluar të kërkojnë në mënyrë të organizuar për gazetarët. Nuk ka më kohë!”

Thirrje qeverisë gjermane

Këtë e bëjnë të qartë ngjarjet e javëve të fundit. Talibanët kanë bastisur shtëpitë e të paktën tre gazetarëve të Deutsche Welles. Kolegë nga media të tjera janë vrarë ose rrëmbyer. Nematullah Hemat nga televizioni privat, Ghargasht me gjasë është rrëmbyer nga talibanët, Toofan Omar, drejtues i radios private, Paktia Ghag Radio, sipas të dhënave të autoriteteve është vrarë qëllimisht. Dy burra, me gjasë luftëtarë talibanë vranë në rrugë në Xhalalbad edhe përkthyesin Amdadullah Ahmdard që punonte për mediat gjermane.

Deutsche Welle bashkë me media të tjera i kanë bërë thirrje qeverisë gjermane në një letër të hapur, të ngrenë një program emergjence vizash për punonjëset e punonjësit afganë të medias. Edhe Shoqata e Gazetarëve Gjermanë, DJV ka kërkuar veprim të shpejtë të qeverisë gjermane. “Gjermania nuk duhet të shohë pa vepruar, se si kolegët tanë përndiqen apo vriten”, është shprehur kreu i DJV, Frank Überall.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid u përpoq të qetësonte bashkësinë ndërkombëtare këtë javë në një konferencë shtypi. “Dua t’iu kujtoj, se ne do t’i falim të gjithë. Vetëm kështu mund të arrijnë paqen dhe stabilitetin. Çdokush e gjithsecili që ishte kundër nesh do ta falim.” Se sa vlerë kanë këto deklarata duket në ditët e fundit. Organizata “Reporterë pa kufi” i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të mbajë një takim jo formal për shkak të gjendjes së rrezikshme të gazetareve e gazetarëve./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË VAKSINUAR ME TË DYJA DOZAT/ Infektohen me koronavirus tre senatorë amerikanë
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË KOSOVË/ Humbin jetën dy të rinj shqiptarë 23 dhe 22 vjeç

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT