• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARM NË SHBA/ Policia negocion me një person që mund të ketë EKSPLOZIV pranë Kapitolit
Home
Nderkombetare

ALARM NË SHBA/ Policia negocion me një person që mund të ketë EKSPLOZIV pranë Kapitolit

19 August, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Forcat e rendit në Uashington po negociojnë me një person që tha se kishte një bombë në kamionin e tij pranë ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa godinat përreth u evakuuan dhe automjetet e ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë nxituan për në vendin e ngjarjes rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.

Shefi i Policisë së Kapitolit, J. Thomas Manger u tha gazetarëve se personi e parkoi automjetin në një trotuar para Bibliotekës së Kongresit dhe i tha një oficeri që iu afrua se kishte një bombë, ndërsa dukej se kishte në duar një mjet aktivizues.

Zoti Manger tha se policia nuk e di motivacionin e tij.

“Negociatorët e mi janë duke punuar intensivisht për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë incident,” tha shefi i policisë në një konferencë për shtyp.

Një video e transmetuar drejtpërdrejt në Facebook tregonte një burrë që fliste brenda një kamioni të parkuar në një trotuar jashtë një ndërtese që dukej se ishte Biblioteka e Kongresit.

“Revolucioni po vazhdon,” thoshte personi. “Po përpiqem të lidhem në telefon me (Presidentin amerikan) Joe Biden”.

Policia nuk tha nëse videoja ishte bërë nga i dyshuari.

Një burim i organeve të rendit tha se nuk ishte konfirmuar nëse ai vërtet kishte eksploziv.

Disa godina përreth u evakuuan, përfshirë Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. Një stacion metroje aty pranë u mbyll.

Policia bllokoi rrugët përreth kompleksit të Kapitolit, ndërsa kamionët e zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit u nisën drejt zonës. Agjencia e Kontrollit të Armëve të zjarrit dhe Eksplozivëve tha se po dërgonte një teknik bombash për të ndihmuar policinë. Edhe Byroja Federale e Hetimit është angazhuar.

Zona zakonisht e mbushur me njerëz pranë Kongresit ishte relativisht e shkretë, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara dhe Senati nuk kanë seanca.

Zona u rrethua me gardh të sigurisë së lartë pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump, por ai u hoq në korrik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Mbi 30 forca zjarrfikëse në aksion, shuhet ZJARRI në kodrat e Radhimës
Previous article ANALIZA/ Si ndikoi marrëveshja me talibanët tek vendimi i Presidentit Biden në Afganistan?

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT